Lulzim Basha dhe Xhelal Mziu

Riciklimi i Xhelal Mziut në Dibër rrëzon kauzën e Lulzim Bashës për dosjen 184 dhe tenderat klienteliste, ish-kryebashkiaku pjesë e krimit zgjedhor në Peshkopi 

20 Janar 2021, 20:16| Përditesimi: 20 Janar 2021, 20:35

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zyrtarizuar sot ish-kryebashkiakun e Kamëz, Xhelal Mziun, si drejtues të fushatës në Dibër, për zgjedhjet e 25 prillit 2021. “E vetmja ambicie e imja është që të maksimizojmë votat në Qarkun e Dibrës për të fituar opozita shqiptare”, tha Mziu pas vendimit.

Kjo lëvizje e Lulzim Bashës konfirmon jo vetëm strategjinë e tij për riciklimin e personazheve simbol të pushtetit të Sali Berishës, pasigurinë dhe falsitetin e rinovimit të partisë me figura të reja, por rrëzon në të njëjtën kohë kauzën kryesore të opozitës, atë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Xhelal Mizu është një ndër protagonistët e dosjes së bujshme 184, e cila u ndërtua nga disa prokurorë me lidhje të shumëfishta me PD-në, për goditjen e mazhorancës dhe për t’i krijuar një kauzë opozitës. Të dyja palët angazhuan të gjitha kapacitetet dhe burimet e tyre politike, duke i kthyer zgjedhjet e shtatorit 2016 për Bashkinë e Dibrës, në një betejë për jetë a vdekje. Përgjimet çuditërisht u orientuan vetëm drejt njërës palë, përkatësisht ndaj përfaqësuesve të Partisë Socialiste. Përgjimet ‘pa dashje’ të palës tjetër nuk u zbardhën dhe për rrjedhojë as nuk iu dërguan gazetës gjermane ‘BILD’.

Megjithatë, edhe nën përgjim ishin përfaqësuesit e mazhorancës, në pah doli pjesërisht edhe veprimtaria e paligjshme e Xhelal Mziut dhe Flamur Nokës në zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës. Xhelal Mziu, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Kamzës, kishte mobilizuar autobusët për të dërguar votues nga Kamza, me qëllim për të votuar për kandidatin e PD-së, Sherefedin Shehu. Në 10 shtator 2016, kryetari i PS-së Dibër, Afrim Mikli i dërgon SMS një personi të paidentifikuar, ku e informacion se Xhelal Mziu synon të sjellë 100 persona nga Tirana.

Më pas, ky person, i raporton Miklit se nga 100 persona që kishte nisur nga Kamza Xhelal Miziu, “afër 60 vetë i kemi bllokuar, ku 30 vetë i kemi bllokuar dhe 30 i kemi marrë për ne”. Mziu është përfolur gjithashtu se rezulton në përgjime të tjera, ku flitet për blerje votash, por që nuk janë bërë publike.

Ndërkaq, në përgjime shfaqet një zyrtar lokal, Arben Keshi, i cili tregon për një pritë gjatë natës të organizuar nga Flamur Noka, ku 50 veta e kishin ndjekur, por ai i shpëtoi në minutat e fundit duke u futur tek shtabi pranë hotelit ku ai flinte, por kishin dhunuar djalin e tij. Partia Demokratike i anashkaloi këto të dhëna komprometuese, ndërsa e ktheu në kauzë dosjen 184.

Mbi bazë e kësaj dosje justifikoi edhe protestat e dhunshme, dorëzimin e mandateve të përfaqësimit të në Kuvend dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale të 2019. Sot Lulzim Basha i beson drejtimin e fushatës në Dibër pikërisht njeriut të dosjes 184. Vendimi konfirmon se Basha jo vetëm mbron atë që ndodhi në Dibër në 2016, por krijon dyshime të forta për përsëritjen e abuzimeve zgjedhore në zgjedhjet e 25 prillit 2021. 

Xhelal Mziu nuk është vetëm një ikonë i paligjshmërive zgjedhore të Partisë Demokratike, i përdorimit të burimeve njerëzore dhe pushtetit për vota, por edhe simbol i klientelizimit me tendera, një tjetër kauzë kjo e Lulzim Bashës. Gjatë tre mandateve në krye të Bashkisë së Kamzës, Mziu krijoi një rrjet klientelist, ku tenderat qarkulloheshin në të njëjtat duar.

Në fund të vitit 2013, Mziu u arrestua për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Prokuroria kërkoi 3 vite burg, por Mziu arriti t’i shpëtonte dënimit në Apel, një vendim ky shumëdiskutuar dhe i dyshimtë. Gjatë ditëve në qeli, kupa e PD-së u zhvendos pranë tij, duke ushtruar presion që të lirohej.

Në tetor të vitit 2020, u zhvilluan zgjedhjet për kandidatët për deputetë të PD-së. Xhelal Mziu mori 268 vota kundër, ndërsa do të duheshin 635 vota për ta s'kualifikuar. Ky ishte një mesazh i qartë i bazës së PD, mesazh i cili u injorua sot nga Lulzim Basha.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rexhep shkencëtar Bule Leka: 20/01/2021 21:30

    Xhelal mutziu profesor me 8 vjeçare o çfar tmerresh ka Shqipria martire me xhilol mutzia e kan bo Shqiprin katastrof me njerz si xhilol mutziu bekotrof. Ishalla Zoti Shqiprin e qit në selamet me Edin komandant se po e morën xhilol mutzit Shqiprin do ta shkrin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?