Ricky Martin

Ricky Martin nën akuzë për dhunë në familje

4 Korrik 2022, 12:05| Përditesimi: 4 Korrik 2022, 12:08

  • Share

Autoritetet e Porto Rikos kanë lëshuar një urdhër-ndalimi kundër këngëtarit Ricky Martin, pas akuzave për dhunë në familje.

Gazeta lokale, ‘El Vocero’, bën të ditur se këngëtari dhe personi që ka formuluar akuzat janë ndarë rreth dy muaj më parë pas një lidhjeje që zgjati shtatë muaj. Aktualisht, yllit të popit do t’i ndalohet të kontaktojë ose të telefonojë personin e përfshirë.

Përfaqësuesit e Ricky Martin kanë mohuar akuzat për abuzim. Përfaqësuesit e Martin i përshkruan akuzat si "plotësisht të rreme dhe të fabrikuara", sipas People.

"Ne kemi shumë besim se kur të dalin faktet e vërteta në këtë çështje, klienti ynë Ricky Martin do të shfajësohet plotësisht," thanë ata.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?