Masakra e Gërdecit, GJKKO rrëzon kërkesën për riekspertim, Mediu: Nxjerrin kot dëm se s’qëndron shpërdorim i detyrës

9 Tetor, 12:57| Përditesimi: 9 Tetor, 14:02

  • Share

Në Gjykatën e Posaçme është rrëzuar një tjetër kërkesë e Fatmir Mediut, i cili po gjykohet për masakrën e Gërdecit.

Mbrojtësit e ish ministrit të Mbrojtësit kërkuan rieksperim pjesor për kostot e dëmit ekonomiko-financiar të demontimit në fabrikën e Poliçanit, por gjyqtarja Irena Gjoka nuk pranoi, teksa argumentoi se do t’i takojë gjykatës nëse do ta çmojë si provë.

Mbrojtja pretendoi në seancën e kaluar se akti i ekspertimit është me të meta në përmbajtjen e tij dhe pretendoi se procesi i demontimit dhe çmilitarizimit është bërë mbi llogaritje jo të vërteta, jo të sakta.

Mediu thotë se një riekspertim do t’i interesonte edhe SPAK-ut nëse do të interesohej për të vërtetën.

“Ky është një akt ekspertimi i pavlerë. Unë mendoj se Gjykata, edhe prokuroria, e cila thotë se nuk ka pse të bëhet, minimalisht nëse kanë interes për të vërtetën mund ta kishin bërë një akt ekspertimi”, tha ai.

Avokatët kërkuan në seancën e kësaj të mërkure që të merret si provë një ekspertizë private, e përgatitur nga ana e tyre dhe të bëhet pjesë e fashikullit një memo me kundërshtimet e tyre.

Gjatë seancës së kësaj të mërkure mbrojtja ligjore e Mediut paraqiti kundërshtimet e saj në lidhje me përgjigjet e pesë ekspertëve në dy seancat e kaluara, ndërsa seanca e radhës zhvillohet më 17 tetor ora 13: 00.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Noc Rroku: 09/10/2024 21:55

    Atë aleatët tanë, planifikuan t'a bënin në 30 vjet , na thua ti...... Mostra si ti ,e bërë për 3 vjet, duke shkatërruar ë shitur të gjithë ushtrinë Shqiptare,,, dhe sot s'kem i as llastiqe për zoq... ju zëntë mallkimi i këtij populli.....

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 09/10/2024 18:00

    Ti fate je kokrra e debilitato cfar kujton es nuk i kupton populli prapaskenat e tua qe te shtysh qyqet ? Çfar pune ka Policani me Gerdecin ? Decontaminazione ju e keni bere ne Gerdec ku u vrane 27 vete dhe u plagosen 300 te tjere Ty duhet te te varin nga kembet more kriminel .Ku i gjete dollaret qe ke bere vile ne Teksas , kush nga hajdutet amerikan te ndihmoi ? Ti je denaro ne Itali per droga, kujton se nuk I dime bemat e tua dhe te berishes ? Ptuuu kriminel .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?