Rienergjizimi/ PS mbledh nesër Asamblenë, hapet me fjalën e Ramës! Vendoset data për Kongresin

10 Qershor, 10:31| Përditesimi: 10 Qershor, 22:02

  • Share

TIRANË- Partia Socialiste mbledh për herë të katërt brenda këtij viti Asamblenë Kombëtare. Takimi i radhës mbahet nesër online në orën 17:00, në funksion të procesit të rienergjizimit.

Mbledhja do të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama. Do të pasojë me fjalën e sekretarit të Përgjithshëm, Blendi Klosi i cili do të sjellë një panoramë të procesit të zgjedhjeve brenda PS.

Kjo është Asambleja e katërt që do të mbahet brenda këtij viti, në funksion të riorganizimit dhe energjizimit të Partisë Socialiste. 

Në mbledhje pritet të miratohet edhe pr/vendimi për thirrjen e Kongresit të PS, organi më i lartë vendimmarrës në parti që pritet të mblidhet në korrik, ku do të zgjidhen edhe anëtarët e Asamblesë së re. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?