Riformatimi i hartës gjyqësore, avokatët korçarë kundër: Kujt do t'i shërbejë? Askush nuk e ka parasysh postulatin' Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar'

29 Dhjetor 2021, 11:49| Përditesimi: 29 Dhjetor 2021, 12:14

  • Share

Duke marrë shkas nga publikimi propozimit për reduktimin e numrit të gjykatave në shkallë vendi dhe krijimin e një gjykate të vetme apeli civil dhe penal, me seli në Tiranë, në emër të të gjithë avokatëve që janë anëtarë të dhomës së avokatisë Korçë, avokat Arben Lena ka dalë në një deklaratë për mediat në kundërshti të këtij projekti që cenon një nga parimet bazë të zhvillimit të procesit të rregullt ligjor siç është gjykimi brenda një afati kohor të arsyeshëm,i cili do të vështirësojë aksesin  pranë sistemit gjyqësor të banorëve të këtyre zonave.

Lena thotë se kjo skemë nuk i shërben askujt.

"Është një problem që ne e kemi ngritur që në  fillimin e hedhjes së idesë së reduktimit të gjykatave dhe aktualisht jemi para një drafti të miratuar nga KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë në të cilin synohet një reduktim drastik i gjykatave, gjykatat e shkalles së pare kalojnë në 12, kemi vetëm 1 gjykate apeli, 2 gjykata administrative te shkalles se pare dhe një gjykatë apeli administrativ.  Kemi një skeme që unë nuk e di se kujt do i shërbejë por sigurisht që nuk do i shërbejë popullit , marrjes së drejtësisë efikase nga populli. Është e pamundur që sistemi i drejtësisë të funksionojë me këtë skemë dje me këtë mënyrë organizimi gjykatash pavarësisht se cilat janë qëllimet e krijimit të këtij drafti por është një skemë që shumë shpejt do bjerë në kolaps", thotë ai.

Avokati shprehet se pretendohet që shërbimet përfshirë edhe ato të drejtësisë te jenë sa më afër qytetarit dhe ai postulati "Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar" në qoftë se deri tani e kemi pasur në raste të pakta këtë herë kjo drejtësi e vonuar do jetë mëse evidente dhe e prekshme gjithandej.

"Ashtu siç e përmendi edhe drejtuesja e KLGJ dje, sistemi gjuqesor dhe gjykatat janë në minimumin e kapacitetit të tyre. Dje vetë kryetarja e Klgj solli si shëmbull gjykatën administrative të apelit në të cilën një gjyqtar ka 3000 dosje. Me një llogari të thjeajtë ditë pune efektive janë 220. Në rastin më të mirë që një gjyqtar të lexojë një doshe, të arayetohë vendimin dhe të japë një vendim të drejtë i duhet minimumi 1 ditë. Atëherë brenda një viti një gjyqtar duke mos i vajtur sosje të tjera përfundon 220 dosje. 3000 dosje një gjyqtar i apelit i duhen 15 vite qe ti përfundojë. Aksesi i qytetarëve në drejtësi është pothuajse i pamundur dhe jo efektiv dhe kjo skemë po i zhyt akoma më keq në një jo efektivitet të plotë. Dje kam pasur kontakte me kolegë të mi, dhe kemi shprehur të gjithë indinjatën tonë në lidhje me ketë problem dhe me sa jam informuar nga kryetari i dhomës së avokatisë Haxhiaj është hedhur ideja e një bojkoti të cilin ne e kemi bërë edhe herë të tjera kur ka qenë puna edhe me skemat e sigurimit dhë detyrimin e caktimit të një page minimale jonormale për avokat dhe përparësi qarkullon sinide që në muajin janar në varësi të përgjigjes mund të marrim edhe masa të reja në lidhje me këtë problem që po zhvillohet", thotë ndër të tjera avokat Arben Lena.

Ditën e djeshme Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Ministria e Drejtësia publikuan propozimin për një hartë të re. Edhe pse ka shumë kundërshti harta e re parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, dhe vetëm 1 gjykatë apeli për juridiksionin e përgjithshëm dhe 1 për atë administrativ. Sa i përket gjykatave të shkallës së parë administrative parashikohet të jenë 2, në Lushnjë dhe në Tiranë nga 6 që ishin gjithsej.  Pra, nga propozimi konludohet që nga 36 gjykata që janë aktualisht të ngelen 16. 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?