Kryeministri Edi Rama

Riformatimi i partisë pas Kongresit, PS mbledh nesër Kryesinë

26 Prill 2022, 12:12| Përditesimi: 26 Prill 2022, 12:17

  • Share

Partia Socialiste do të mbledhë nesër Kryesinë, ku do të vendoset një datë mbi mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, që do të vërë në zbatim vendimet e Kongresit. Mbledhja do të mbahet në orën 18:00.

Kujtojmë se në Kongresin e Partisë Socialiste, të mbajtur në Tiranë më 9 prill, u miratuan edhe disa ndryshime në statut. U ndryshua mënyra e zgjedhjes së kryetarit të partisë në rang bashkie, ku për herë të parë do të merret mendimi i qytetarëve të zonës. Ndërkaq, do të shkarkohen në bllok 61 kryetarët aktualë të PS në rang bashkie.

Për herë të parë krijohet një sekretariat ekzekutiv në nivelin e 61 bashkive, pra me zyra në çdo bashki, ku do të mbledhë dhe përpunojë informacione për llogari të PS-së në qendër. Informacioni i mbledhur do të ketë në fokus anëtarësinë, votuesit, problematikat, historikun e partisë në zonën përkatëse, sfidat zgjedhore etj.

Një sekretariat tjetër do të ngrihet për emigracionin, me qëllim për të afruar votën e emigrantëve dhe për të shtuar strukturat jashtë vendit. Ky sekretariat do drejtohet nga Laert Duraj. Do shtohet edhe sekretariati për çështjet ligjore dhe zgjedhore, në krye të të cilit u zgjodh Eridian Salianji.

Është marr vendimi edhe për ngritjen e një sekretariat për koordinimin, me në krye Blerina Gjylamenti. Ndërkaq, Blendi Klosi është zgjedhur sekretar për organizimin e Partisë Socialiste. Sekretare për Burimet Njerëzore është zgjedhur Anila Denaj. Sekretar për Digjitalizimin është zgjedhur Etjen Xhafaj, ndërsa Sekretare për Gruan është zgjedhur Etilda Gjonaj. Romina Kuko është zgjedhur Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë.

Gjithashtu, do të ngrihet një mekanizëm i ri, përmes të cilit të gjithë anëtarët e partisë do të japin opinionin e tyre për funksionimin e institucioneve vendore dhe qendrore me anë të fletëve sekrete.

Komento

Komente

  • Agim: 26/04/2022 15:15

    Nuk mjaftohet me patronazhistin por e glorifikon me tej instrumentin e intimidimit dhe perdorimit te paligjshem te te dhenave personale.

    Përgjigju
  • Genti: 26/04/2022 13:27

    Mua personalisjt me pelqej kjo ideja e sekretarjatit ekzekutiv

    Përgjigju
  • Xhoina: 26/04/2022 13:23

    Duket se cila nga partite eshte me e mira,PS i zgjidh gjerat me mirekuptim duke degjuar mendimin e te gjitheve,ndersa PD vetem me dhune.

    Përgjigju
  • Arkid Likollari: 26/04/2022 13:21

    Esht risi kjo pjesa e konsultimit me popullin e thjesht.

    Përgjigju
  • Filip: 26/04/2022 13:21

    Te gjithe keto emra qe jane me te miret per ta perfaqesuar vendin tone denjesisht

    Përgjigju
  • Oligert: 26/04/2022 13:21

    Mekanizmat qe ngrihen nga partia juaj per te degjuar mendimin e te gjitheve eshte shume per tu vleresuar .

    Përgjigju
  • Albi: 26/04/2022 13:18

    Gjithmone ndryshimi eshte i mire jo sj nga krahu tjeter qe njk zgjedhin dot nje kryetar

    Përgjigju
  • Arbërori: 26/04/2022 12:41

    Partia Popullore e Punës ( PPP) do mblidhet që të vendos, kurrr në BE, bashkim me Serbin, detin grekut, largim sa ma të shpejt nga NATO si dhe Kosova ”nën Serbi ” … ky është programi i tradhëtis kombëtare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?