Eneda Tarifa

Rigjeti dashurinë pas një divorci të vështirë! Eneda Tarifa konfirmon lidhjen me basketbollistin e njohur (FOTO)

16 Korrik 2023, 12:22| Përditesimi: 16 Korrik 2023, 12:30

  • Share

Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa është kthyer së fundmi në kryefjalën e mediave rozë, pasi publikoi një foto me basketbollistin Gent Lasku, duke konfirmuar kështu romancën e saj të re dhe aq të përfolur.

Këngëtarja ka zgjedhur të postojë një foto në rrjete sociale me basketbollistin ku shihet se po kalojnë së bashku pushimet verore në Santorini.

Më parë dyshja u përfolën për një romancë të mundshme, pasi disa foto të tyre u publikuan. Ata u shfaqën duke u përqafuar dhe duke pirë verë së bashku në një restorant por asnjëri nuk pranoi apo mohoi romancën e ‘fshehtë’.

Mirëpo duket se tashmë këngëtarja ka vendosur të ndajë me fansat lajmin se ka rigjetur sërish dashurinë katër vite pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, Erjon Zaloshnja, me të cilin ka edhe një vajzë.

Çifti i dha fund lidhjes 18-vjeçare pa ndarë ndonjë arsye specifike por periudha e pas-ndarjes, ka lënë të kuptohet se dyshja ende kanë raporte të mira, dhënë faktin që janë edhe prindër të një vajzë me emrin Aria.

Nga ana tjetër Gent Lasku, i cili në vitin 2021 kandidoi si deputet i Bindjes Demokratike të Astrit Patozit në zgjedhjet parlamentare është gjithashtu i divorcuar dhe nga martesa ka tre fëmijë.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?