Rihanna shtatzënë për herë të dytë, performon live në skenën e Super Bowl

13 Shkurt 2023, 07:52| Përditesimi: 13 Shkurt 2023, 14:38

  • Share

Fituesja nëntë herë e çmimit Grammy, Rihanna, ka konfirmuar se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, pasi i befasoi ndjekësit më një rikthimi të saj të shumëpritur në Super Bowl 57 të dielën.

34-vjeçarja, e cila solli në jetë fëmijën e saj të parë vetëm nëntë muaj më parë, trazoi në rrjetet sociale ndërsa doli në skenë dhe fërkoi barkun e saj para një publikuprej miliona njerëzve në Stadiumin State Farm në Glendale. Një përfaqësues i yllit konfirmoi lajmin për fëmijën menjëherë pas përfundimit të performancës.

Kjo është hera e parë që ajo performon në televizion drejtpërdrejt që nga viti 2018, ku ajo iu bashkua DJ Khaled në skenë për të kënduar Ëild Thoughts në Grammy Aëards.

Rihanna e filloi shfaqjen teksa performoi këngën e saj B**** Better Have My Money. Ajo ishte e veshur me një jumpsuit të të kuqe dhe i dukej barku i rrumbullakosur.

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?