Ditën e nesërme do të rihapen regjistrimet në shkolla për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta.
Njoftimi u bë me dije nga Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu e cila sqaroi se më 5 shtator nga ora 08:00 deri në 24:00 prindërit mund të regjistrojnë fëmijët përmes portalit e-Albania.
“Njoftohen të gjithë prindërit që ende nuk i kanë regjistruar fëmijët në shkollë që për nxënësit në klasat I- ra dhe X-ta do të rihapen regjistrimet në portalin eAlbania, më datë 5 SHTATOR nga ora 08:00-24:00
Lutemi në mirëkuptimin tuaj për të përmbyllur regjistrimin në afatin e mësipërm, një proces që kryhet online dhe ju merr vetëm pak minuta kohë”, shkruan Manastirliu në rrjetin social Facebook.
Afati për regjistrimin e klasave të para dhe të dhjeta ka qenë deri më 1 shtator.
Më datë 8 shtator hapin dyert shkollat në të gjithë vendin për arsimin bazë dhe të mesëm të lartë, ndërsa më 12 qershor 2026 do të përfundojë viti akademik.
Komente
