Foto ilustruese

Ekonomi

Pas blerjes se djeshme me çmime 'stratosferike', OSHEE blen energji elektrike me një tjetër çmim rekord, me çmim mesatar 264.50 Euro/ MWh

12 Tetor 2021, 14:40| Përditesimi: 12 Tetor 2021, 15:47

  • Share

Për shkak se një ditë më parë nuk u arrit që të blihej energjia e nevojshme në tregjet ndërkombëtare, Furnizuesi i Tregut të Lirë ka rihapur sot fazën e tretë të ankandit.  U zhvillua ankandi për sigurimin e profileve band dhe peak, për periudhën 14 -17 Tetor në sasinë 15,584 MËh.

 Ankandi u zhvillua në 3 faza (oraret 11:00-12:00-13:00), përmes platformës IT online. Në të morën pjesë 8 shoqëri. Sasia e energjisë së kërkuar u sigurua pjesërisht, konkretisht u sigurua sasia prej 4,128 MËh, me çmim mesatar 264.50 Euro/ MËh.

 Pra, në vijim të 3 ankandeve të zhvilluara dje dhe sot u arrit të sigurohej në total sasia 29,048 MËh nga 44,400 MËh të kërkuara për periudhën 13 – 17 Tetor, me çmim mesatar 259.32 Euro/MËh. Pavarësisht mosplotësimit të sasive të kërkuara, “Furnizuesi i Tregut të Lirë” SH.A. ishte e detyruar të skualifikonte disa nga ofertat për shkak të çmimeve shumë të larta, të cilat arrinin deri në 590 Euro/ MËh.

Në dy fazat e zhvilluara dje u blenë 24.920 MËh energji, nga 44.400 megavat që u kërkua në total. Sasia e parë e energjisë prej 19.400 MËh, u ble me çmim mesatar 255.79 euro për megavat dhe kushtoi më shumë se 4.9 milionë euro, ndërsa sasia e dytë e energjisë prej 5.520 megavat u ble më shtrenjtë. Në total për të dyja sasitë çmimi mesatar për megavat ishte 258.47 Euro, dhe kushtoi në total 6.44 milionë euro.

Menjëherë pas njoftimit se bota po përfshihet nga një krizë energjetike, çmimet e energjisë në bursën ndërkombëtare kanë arritur në vlera stratosferike. Në ankandin e parë të ditës së hënë (11 tetor), kompanitë ofruan çmime deri në 315 euro për megavat.

Vetëm në muajin tetor deri tani OSHEE ka blerë rreth 19.44 milionë euro energji elektrike.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?