Tirane- Kryengritja e armatosur e 14 shtatorit 1998 është një tjetër dosje që duhet ta hetojë drejtësia e re për të vendosur para ligjit përgjegjësin Sali Berisha.
Dy ditë pas vrasjes së kundërshtarit të tij politik, Azem Hajdari, Sali Berisha atëherë kreu i PD-së që sapo kishte përfunduar në opozitë pas shkaktimit të tragjedisë së firmave Piramidale, mobilizoi bandat e tij të armatosura. I vuri zjarrin kryeministrisë, duke pushtuar Radio Televizionin Shqiptar dhe duke mbushur qendrën e Tiranës me tanke që milicianët e PD-së i kishin rrëmbyer në Gardën e Republikës.
Rreth orës 10:00 të paradites së 14 shtatorit, kryeministri, atëherë Fatos Nano njofton për një skenar destabilizues. Një orë më vonë, kortezhi mortor - me arkivolin e Azem Hajdarit – e një pjesë e armatosur, drejtohet drejt Kryeministrisë. Një grup personash çojnë arkivolin për nga dera e Kryeministrisë, ndërsa të tjerë qëllojnë me armë. Kryeministria braktiset nga punonjësit, ndërsa protestuesit sulmuan me granatahedhës dhe bomba.
Imazhet e asaj dite bënë xhiron e botës si një dëshmi e ngjarjeve të rënda.
Berisha donte të përdorte vrasjen e Azem Hajdarit për të rimarrë pushtetin me forcën e armëve, një plan që falimentoi falë edhe reagimit shumë të ashpër të ambasadores amerikane Marisa Lino. Ndërkohë Berisha edhe për atë kryengritje të armatosur tentoi të akuzonte socialistët, kur në të vërtetë për atë krim do të dënohej edhe ish truproja e tij, Izet Haxhia.
Bashkë me aferën e Klubin Partizani, 21 janarin dhe Gërdecin, edhe Kryengritja e 14 shtatorit 1998 duhet të bëhet shumë shpejt një tjetër dosje gjyqësore për të cilin ish-kryeministri duhet të përgjigjet para Drejtësisë së re.
Imagjino te marin prap pushtetin ne dor keto ????????♂️25 vjet mberapa e kthen kete ven !!!
Përgjigju