Nga sot rihapet gara ndërkombëtare për ndërtimin dhe operimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pas një pezullimi 9-mujor për shkak të pandemisë, e cila i ka dhënë një goditje shumë të rëndë sektorin aeroportual në botë dhe ka paralizuar botërisht investimet në këtë sektor.
Këtë lajm e ka dhënë ditën e sotme ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila teksa bëri të ditur edhe procedurat dhe afatet e reja të kësaj gare për të gjitha kompanitë që kanë interes, tha se gara do të jetë e hapur deri më 23 dhjetor.
Afati për dorëzimin e ofertave nga ana e kompanive është deri në datën 23 dhjetor, ndërsa më pas do të bëhet vlerësimi i ofertave, që do të paraqiten nga një grup ekspertësh.
Në 19 dhjetor të 2019-ës hapëm garën ndërkombëtare për ndërtimin dhe operimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Më pas ngjarjes rrodhën ashtu siç ne nuk do deshëm, pandemia, mbyllja jo vetëm e Shqipërisë, por e të gjithë botës dhe për më tepër aviacioni civil, fusha më e goditur nga kjo pandemi, na bën që të merrnim një vendim në ato momente të duhurin, bllokuam këtë proces, e ngrimë, për ta rihapur në një moment të dytë atëherë kur investitorët ndërkombëtar do të kishin interes për t’u futur në garë.
Ndoshta, për një moment të dytë, kur edhe institucionet financiare do kishin mundësi që të mbështesnin këtë projekt kaq të rëndësishëm dhe ambicioz, jo vetëm për Shqipërinë, padyshim, por për të gjithë rajonin, një shkallë më lartë në aviacionin civil. Tashmë ka ardhur koha që të rihapet kjo garë. Pas kërkesave të shumta që kemi pasur nga investitorët kemi vendosur që duke filluar nga 23 nëntori të hapim garën ndërkombëtare për ndërtimin dhe operim e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, e cila do të qëndrojë hapur edhe për 30 ditë, deri në 23 dhjetor të këtij viti.
Shpallja e kompanisë fituese do të bëhet në mes të muajit janar, të vitit 2021, pas vlerësimeve nga ana e ekspertëve dhe konsulentëve të cilët janë pjesë e këtij procesi.
"Më pas, ne do të marrim kohën e duhur, atë të vendosur në ligj prej 2 javësh, për të vlerësuar ofertat që do të kenë arritur deri në datën 23 dhjetor. Në mes të muajit Janar, ne, stafet tona dhe ekspertët, sigurisht dhe konsulentët që na kanë mbështetur në të gjithë këtë proces, do kenë mundësi që të nxjerrin një fitues. Shpresojmë një konsorsum ndërkombëtar i cili të jetë i denjë për ndërtimin e aeroportit të shqiptarëve. Unë shpresoj që ky lajm të jetë i mirë jo vetëm për qytetarët e Vlorës. Ky lajm është i mirë dhe i rëndësishëm për qytetarët e të gjithë Shqipërisë dhe për shqiptarët kudo që ndodhen në botë. Uroj që ju dhe familjet tuaja të keni shëndet të plotë dhe gjithçka të shkojë mirë", shtoi ajo.
Akoma me PPP ?Nuk u ngopet me kompani off shore? Cfar eshte dhene me koncension PPP nuk jane shqiptare deri kur te na kete mbire bari neve .Cfar po ndodh me jancerin e Rinasit ajo do te ndodhe dhe me te tjeret.Qeveria nuk kishte 100 milion te paguante dhe te mbeste prone publike dhe te kishte cmime me ekonomike .Rama urren pronen publike orandaj nuk eshte kurre sicualist por neo liberal i dhathe ,se ato po e keshillojne qe ekonomia shqiptare te jete ne dire te qeneve te huaj qe kurre nuk i jane dhene te mura popullit fujara por vetem e jane cvatur dhe e kthyen ne skllav.Sikterr ju politiqen qe keni 30 vjet qe heten ja keni nxirre shqiptareve
PërgjigjuNe kete kohe krize, duhet te krijohen kushte shume lehtesuese per kompanite qe do investojne. Vetem ne kete menyre mund te ofrohen kompanite.
PërgjigjuPO kjo po na del per pjeshke apo per perfaqesuese te interesave te publikut?
PërgjigjuSa e bukur qe eshte kjo Belinda, koha tutje e ajo veç me e bukur behet...pa aeroporti aty eshte.
PërgjigjuE bukur është kjo qëne, po ti shoku sa ofron për Belindën.
Po ky i vlores ishte gati ne pranvere ju tani po na thoni rihapet gara...hajde tallje t.api hajde, hallall
PërgjigjuNdiq njehere problematikat qe ka patur, pastaj llap.
Po ti UAaaaa e lexove apo jo artikullin?!?!?