Qyteti i Sarandës

Ekonomi

Rihapet gara për ndërtimin e aeroportit të Sarandës

28 Tetor 2021, 17:21| Përditesimi: 28 Tetor 2021, 17:25

  • Share

SARANDË- Rihapet gara për ndërtimin e aeroportit të Sarandës. Njoftimi është bërë nga Agjensia e Prokurimeve Publike.

Kjo garë u rihap pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë anuloi garën e partneritetit publik-privat për ndërtimin e këtij aeroporti dhe shkak për mos finalizimin me sukses të procedurës u bë mosparaqitja e asnjë ofertë brenda afateve kohore të dorëzimit të ofertave, çka do të thotë se nuk kishte pasur investitorë të interesuar. Ndërkohë, për këtë proces, ofertat do të priten deri në 26 nëntor të këtij viti.

Tenderi ka fond limit 33.4 milionë euro dhe brenda 4 viteve të para të operimit objektiv është arritja e 1 milionë pasagjerë.

Gara për dhënien me konçesion të aeroportit të Sarandës u hap në fillim të muajit gusht, ndërkohë që në përpjekje për të siguruar oferta të vlefshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ndryshoi 2 herë kriteret dhe afatin e dorëzimit të ofertave, duke e zgjatur deri në datën 14 tetor, nga 23 shtatori që ishte fillimisht.

Ky investim do të duhet të kryhet nga kompania që do të shpallet fituese në garë, ndërkohë që pas projektimit, ndërtimit, operimit dhe mirëmbajtjes, në përfundim të periudhës 35-vjeçare do të bëhet transferimi i veprës aeroportule pranë organeve shtetërore. Ndërkohë që, kërkesat specifike theksonin nevojën për ndërtimin e një terminali që fillimisht do të akomodonte 130 mijë pasagjerë në vit, ndërsa pas 10 vitesh 700 mijë pasagjerë.

Aeroporti i Sarandës do të ketë kryesisht profilin e një aeroporti turistik, që funksionon zakonisht 7-8 muaj në vit, por sipas autoriteteve ai mund të shërbejë edhe përtej sezonit për fluturime të brendshme.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Flori: 31/10/2021 16:14

    Mbillni peme ne sarande ..mor idiote...asnje peme nuk duket ne foto...bashki leshi....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?