Jorge Martin (Ducati) fitoi Çmimin e Madh të Tajlandës, i vlefshëm për garën e 17 të Kampionatit Botëror Moto GP. Spanjolli ka ngushtuar diferencën me Francesco Bagnaia në vetëm 13 pikë. Një garë spektakolare në Buriram, e dominuar totalisht nga Martin me Ducatin e tij. Spanjolli ishte i jashtëzakonshëm në pistë, teksa pas fitimit të garës Sprint dhe pole-position kurorëzon me vendin e parë këtë garë ndoshta vendimtare për titullin kampion.
Rivaliteti është më i nxehtë se kurrë tre gara para fundit, ku titulli kampion do të vendoset në Malajzi, Katar dhe Valencia. Në garën e Tajlandës, Martin la pas krahëve të tij Brad Binder, por për shkak të një penaliteti zbriti në shkallën më të ulët të podiumit, për t’i lënë vendin e liderit të kampionatit, Bagnaia.
Gara:
- Martin
- Bagnaia
- Binder
- Bezzecchi
- Aleix Espargaro
- Quartararo
- Marc Marquez
- Marini
- Di Giannantonio
- Zarco
- Morbidelli
- Mir
- Bastianini
- Nakagami
- Raul Fernandez
- Miller
- Augusto Fernandez
- Pol Espargaro
OUT
Vinales
Alex Marquez
Oliveira
Renditja: