Muzeu etnografik i Lezhës rihapi dyert për vizitoret në fund të 2023-shit pas dy vitesh i mbyllur, për shkak të rikonstruksionit të Pallatit të Kultures. Pjesë e ndërhyrjeve ishin dhe ambjentet ku është vendosur muzeu, i cili ka një fond prej 842 objekte që i përkasin shekullit të 19. Për shkak të ambjenteve të kufizuara janë ekspozuara më pak se gjysma e tyre, ndërsa pjesa tjeter qëndrojnë të mbyllura në bodrumin e bibliotekes.
Që prej rihapjes së tij 2 muaj më parë, muzeu etnografik është vizituar nga më shumë se 600 persona, ndërsa interesi më i lartë është për pavionin e armeve të prodhimit artizanal.
Rajoni i Lezhës është një zonë e pasur me kulture, histori dhe traditë, duke terhequr vemendjen e vizitoreve vendas dhe të huaj, numri i të cilëve ka ardhur në rritje gjatë viteve të fundit.