Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se segmenti Qafë-Kashar Rinas do të hapet ditën e nesërme për qarkullimin e automjeteve. Sipas njoftimit të ARRSH-s në datë 2 shkurt do të nisin punimet në segmentin Ahmetaq-Rinas. Për pasojë ky segment rruge do të qëndrojë i mbyllur.
'Sot përfundojnë punimet e asfaltimit në segmentin “Qafë Kashar-Rinas” (aeroport). Nesër më datë 31.01.2022 ky segment do të jetë i hapur dhe do të vijojnë punimet për Fazën e Tretë. Duke filluar nga data 02.02.2022 Segmenti “Ahmetaq-Rinas” (aeroport) do të jetë i mbyllur. Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, si dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren.'- njofton ARRSH.