Rihapet shkolla e vetme shqipe në Mal të Zi! Rama: Vogëlushët do mësojnë me gjuhën amtare! Abazoviç: Uroj të shtohet numri i nxënësve

13 Shtator 2023, 16:51| Përditesimi: 13 Shtator 2023, 17:15

  • Share

Shkolla e parë shqipe në Mal të Zi është rihapur e restauruar pas investimit me vlerë 250 mijë euro nga qeveria e Dritan Abazoviçit. Shqiptarët në qytetin e Rozhajës do të ketë mundësi të mësojë në një shkollë ku procesi do të jetë vetëm në këtë gjuhë. Kryeministri me origjinë shqiptare, Dritan Abazoviç në ceremoninë e hapjes shprehu besimin që numri prej 23 nxënësish që mësojnë aty, të rritet vit pas viti.

“Kemi të bëjmë me shkollën e vetme në Rozhajë që mban mësim në gjuhën shqipe. Sot është hera e parë në histori që kjo shkollë vizitohet nga kryeministri. Këtu mësojnë 23 nxënës dhe besoj numri i tyre do të shtohet”, tha Abazoviç.

Rihapjen e shkollës e ka përshëndetur edhe kryeministri Edi Rama.

“Nga sot, vogëlushët në Rozhajë të Malit të Zi do të marrin dije në gjuhën shqipe në shkollën e sapo përuruar nga miku im, Dritani, ma i miri i të tanëve”, shkruan Rama.

Vendimi përbën një hap historik në përpjekjet e shqiptarëve të Malit të Zi për ruajtjen e gjuhës shqipe ndër breza. Veçanërisht të vështira për popullin shqiptar ishin të kësaj treve ishin vitet 1918-1919, ku ushtria serbe e ndihmuar nga ajo franceze e dëboi ushtrinë e koalicionit Austro-Hungarez dhe e vendosën Rozhajën nën sundimin e Jugosllavisë, ku populli shqiptar përjetoi padrejtësi të mëdha deri në shkallën e gjenocidit. Gjatë pushtimit u hapën më dhunë disa shkolla në gjuhën serbe.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?