Rihapja e basteve online? Braçe: Nga 'fundi i marrëzisë' tek 'marrëzia pa fund'

31 Gusht 2022, 15:14| Përditesimi: 31 Gusht 2022, 16:22

  • Share

Kërkesa e federatave sportive për marrjen e një vendimi për të rihapur bastet sportive ka marrë mbështetjen e kryeministrit Rama, por ai  tha se nëse do të merret një vendim i tillë, ai do të jetë vetëm për bastet online dhe jo sallat dhe makinetat.

Lidhur me diskutimet kundrejt kërkesës për rikthimin e basteve ka pasur një reagim dhe nga ana e deputeti të Partisë Socialiste Erion Braçe.

Braçe thotë se "nga fundi i marrëzisë " referuar aksionit në vitin 2018, që mbylli përfundimisht pikat e basteve në vend rihapja është një "marrëzi pa fund".

"NGA “FUNDI I MARREZISE” TEK “MARREZIA PA FUND”; të njëjtët njerëz- te njëjtët udhëheqës, te njëjtët vendimmarrës; Por edhe te njëjtët palaço qe kane marre peng sportin, flasin ne emër te sportit dhe përdorin sportin për BASTET E TYRE!”, shkruan Braçe në Twitter.

Postimi i Erion Braçes

Kanë kaluar 4 vite që prej mbylljes së basteve sportive. Qeveria shqiptare po diskuton rikthimin e tyre pas kërkesës në federatave sportive, që e shohin si shpëtimin e vetëm financiar. Rikthimi i basteve sportive vjen si një kërkesë artikuluar edhe nga Tonin Vocaj, Drejtori i Komanduar në Policinë e Shtetit pas largimit të Gledis Nano.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nëse do të merret një vendim për rihapjen e  basteve sportive, ai do të jetë vetëm për bastet online dhe jo sallat dhe makinetat dhe se të gjitha të ardhurat që do të mblidhen do të shkojnë për kulturën, rininë dhe për sportin.

S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?