Kronikë

Rihapja e dosjes '21 Janari', xhaxhai i Aleks Nikës flet për Report Tv: Të thirren Berisha dhe Basha, çështja t'i kalojë SPAK-ut! Plumbi që vrau Aleksin u qëllua nga Ndrea Prendi

27 Maj 2021, 17:29| Përditesimi: 27 Maj 2021, 17:34

  • Share

Pas lajmit se Prokuroria e Tiranës ka rihapur hetimet për vrasjen e Aleks Nikës më 21 janar 2011 pasi edhe familja ka paditur shtetin shqiptar në Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut në Strasburg, familja Nika shpreson se më në fund do të marrin drejtësi.  

Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika, duke folur për Report Tv ka bërë thirrje që çështja duhet t'i shkojë SPAK-ut dhe duhet të ketë hetime të plota.

"Pas kësaj do të ketë zhvillime të reja. Unë kam besoj se do të ketë hetim të plotë, duke larguar ata prokurorë që kanë konflikt interesi.  Duhet të ketë prova që do t'i kalojnë SPAK-ut dhe  BKH-së si organe të reja dhe të paanshme. Prokuroria e Tiranës nuk e ka bërë siç duhet detyrën, është berë pjesë e krimit duke e fshehur atë, duke mos thirrur asnjëherë vrasësit dhe urdhëruesit për ekzekutimet.  Kjo prokurore aktuale ka luajtur ping-pong me çështjen tonë", tha ai.

Për Mark Nikën Sali Berisha dhe Lulzim Basha e kanë pranuar vetë vrasjen me deklaratat e tyre.

"Vrasësit e 21 janarit janë identifikuar vetë. Sali Berisha ka thënë se i kam vrarë i vras prapë. Lulzim Basha po ashtu ka thënë se vrasjet e kemi bërë ne por në kushtet e mbrojtjes së nevojshme brenda ligjeve", vijoi Mark Nika.

Ai akuzon dhe me emra, duke thënë se është bërë një ekzaminim i parë i plumbit

'Arma që ka qëlluar mbi Aleksin ka qenë e Ndrea Prendit dhe ky kur e ka marrë vesh këtë ekzaminim ka bërë gjithçka për të manipuluar hetimin dhe kanë deformuar të gjitha provat. Plumbin ata e kanë deformuar dhe nuk ka mënyrë për ta identifikuar më. Fillimisht ka qenë në rregull plumbi dhe është përcaktuar por akti balistik është fshirë nga dosja", tha xhaxhai i Aleks Nikës, duke nenvizuar se hetime pa i thirrur Berishën dhe Bashën për të dhënë llogari nuk mund të ketë.

1622129678_MARKNIKA.jpg

Mark Nika

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?