Kronikë

Rihapja e dosjes Gërdeci, reagon Fatmir Mediu: Shqiptarët e dinë që unë jam i pafajshëm

6 Maj 2021, 14:34| Përditesimi: 6 Maj 2021, 14:36

  • Share

1617307817_MEDIUA1.jpg

Pas kërkesës së SPAK për rihapjen e gjyqit ndaj Fatmir Mediut për çështjen e Gërdecit, ka ardhur edhe reagimi i parë i këtij të fundit.

Mediu theksoi se lajmin e mësoi nga mediat. Sipas tij sjellja e SPAK ka shumë pikëpyetje se kanë tejkaluar afatet, por do të marrë veprime pasi të shohë se si do të sillet Prokuroria e Posaçme.

“Ju thashë që në këtë vend nuk ka shtet, ka një njeri që dikton çdo gjë dhe çdo gjë është politike. Nuk kam një qëndrim derisa të njihem me faktin. Për sa kohë janë tejkaluar afatet, kjo sjellje e SPAK ka shumë pikëpyetje, por gjithmonë rezervoj qëndrimin derisa të shoh pretendimin e SPAK. Unë nuk do të shoh se ç’bën SPAK, patjetër që do të marr veprime”, tha Mediu, në një intervistë për “Breaking”.

Mediu shtoi se kjo rihapja e hetimeve nuk ka të bëjë aspak me mandatin, ndërsa shtoi se kjo çështje “po bëhet nga politika sepse në Shqipëri nuk ka më as institucione dhe Kushtetutë”.

"Unë po ju them që vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Prokurorisë nuk i kam marrë unë. Ata që dinë të lexojnë, dinë dhe të kuptojnë, ata duan të bëjnë politikë, le të bëjnë politikë”, tha Mediu.


Lajmi kryesor:

Tragjedia e Gërdecit/ SPAK kërkesë Gjykatës së Lartë: Rihapni gjyqin për Fatmir Mediun, nuk ka më imunitet! Ish-ministri i Mbrojtjes u kallëzua nga familja që humbi djalin 7-vjeç


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?