Kronikë

Rihapja e dosjeve të nxehta, nga 21 janari te vrasja e Artan Santos, Elizabeta Imeraj: Çështjet rihetohen kur shfaqen prova të reja

2 Qershor 2021, 22:38| Përditesimi: 3 Qershor 2021, 08:48

  • Share

Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj ka folur për rihajen e disa nga dosjet e  “nxehta”  nga Prokuroria, si vrasja e Artan Santos, 21 Janari apo gjyqi ndaj Becchettit. Prokuroria e Tiranës disa ditë më parë vendosi rifillimin e hetimeve për 21 Janarin dhe kryeprokuroja u shpreh se ky vendim erdhi pasi një pjesë e dosjes ka qenë e pezulluar, por tashmë do të rifillohet hetimi për atë ngjarje.

“Është një vendim i marrë nga Prokuroria për rifllimin e hetimeve… është në rangun e hetimit të kësaj dosje. Kemi vendimarrjen e gjykatës, ndërsa pjesa tjetër e dosjes ka qenë nën hetim dher është pezulluar dhe i është referuar organeve të policisë. Për dy të tjerë është vendosur pezullimi i hetimeve. Një prokuror, interesin parësor është gjetja e autorit. Të gjitha veprimet procedurale hyjnë në rangun ligjor. Nga ana e organeve të policisë është bërë listim i detajuar i veprimeve që mund të kryhen, është bërë tani ky listim i policisë, dhe Prokuroria ka vendosur rifillimin e hetimeve. Hetimi duhet të jetë i gjithanshëm, prokuroria tregohet me vullnet. Nuk është mirë që t’i lidhim disa etapa me problematikac. Dhe e dyta nuk ndodh për këtë arsye. Rasti konkret nuk lidhet me këtë gjë”, tha Imeraj në Opinion.

Imerat ka folur edhe për vrasjen e Artan Santos, ku u shpreh se dosja për vrasjen e tij është rihapur për shkak se ka prova të reja që mund të sjellin zbardhjen e çështjes.

“Në duhet të heqim dorë dhe ju si media dhe ne si prokurorë dhe Gjykata në vetvete dhe opinioni mbarë nga të veshurit e Prokurorisë me përdorimin sepse në këtë mënyrë nuk lini prokurorët dhe gjyqtarët të bëjnë punën e tyre. Ne po flasim për një ngjarje më të frekuentuar të Tiranës dhe më të mbrojtur dhe është një lloj sfide për çdo prokurorë që merret me këtë çështje”-tha Imeri.

Për sa i përket çështjes së sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, Imeraj tha se ai është i akuzuar për “pastrim parash” dhe kjo akuzë nuk ka lidhje me çështjen e tij ndaj Shqipërisë në Arbitrazh.

“Çështja “Becchetti” është në gjykim, pasi akuzohet për “Pastrim parash” dhe vijon gjykimi, ku po merren prova dhe po pyeten dëshmitarë. Kjo është një akuzë e ngritur nga prokuroria disa vite më parë, por s’ka lidhje me Arbitrazhin”, u shpreh kryeprokurorja.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?