Rihapja në Itali/ Politikanët të shqetësuar: Tregoni kujdes ose do mbyllemi

24 Maj 2020, 19:45| Përditesimi: 24 Maj 2020, 19:47

  • Share

Ndërsa moti ngrohet dhe kufizimet për frenimin e koronavirusit po hiqen, politikanët italianë këshilluan qytetarët të tregojnë kujdes dhe të respektojnë masat paraprake shëndetësore, duke paralajmëruar se në të kundërt mund të rrezikojnë një valë tjetër infeksionesh dhe rivendosjen e masave kufizuese.

Plazhet në të gjithë vendin duhej të rihapeshin të hënën, por u hapën më herët në shumë rajone. Pamjet në televizione treguan se plazhet në Siçili, ishin të mbushura plot, por vetëm disa pushues përdornin maska mbrojtëse. Në Romë, Napoli, Gjenovë dhe qytete të tjera, të rinjtë iu drejtuan bareve në mbrëmje dhe shumë u mblodhën në grupe pa respektuar masat distancuese ose pa përdorur maska. Politikanët në Romë dhe në të gjithë vendin u përgjigjën me shqetësim.

“Pasi kanë qëndruar në shtëpi për kaq shumë kohë, të rinjtë kanë humbur vëmendjen e limiteve”, deklaroi ministrja e Brendshme, Luciana Lamorgese. Në disa qytete, kryetarët e bashkive mbyllën baret në mbrëmjen e hershme dhe autoritetet në Rimini, njoftuan kontrolle për të siguruar që të rinjtë të mos grumbullohen në një vend.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?