Politikë

Arrestimi i Veliajt, Rama ‘merr në dorë’ punët e Tiranës: Rinovim Pallatit të Kongreseve sipas ‘formulës’ së stadiumit ‘Air Albania’

12 Shkurt, 11:33| Përditesimi: 12 Shkurt, 12:43

  • Share

Një ditë pasi njoftoi se do të drejtojë fushatën për Tiranën, dhe punët e kryeqytetit në mungesë të kryebashkiakut Erion Veliaj, kryeministri Rama u shfaq gjatë prezantimit të projektit për rijetësimin e Sheshit Nënë Tereza. 

Pasi foli për detaje të sheshit si një oaz kushtuar librit, Rama paralajmëroi edhe rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve.

“Ky projekt i mirëmenduar e cilësor ka prapa një mjeshtër. projekti tërësisht i disponueshëm për t’u bërë i lëvizshëm. Sheshi duhet të hyjë te zinxhiri i projekteve të mëdha për parkimet nëntokësore. Do të shpallet konkursi ndërkombëtar për ri shpikjen të pallatit të kongreseve me të njëjtën formulë si me stadiumin ku do të fillojmë një pallat kongresesh të rinovuar. Njerëzit do kenë mundësi të shijojnë një ambient të veçantë ku fokusi do jenë fëmijët dhe familjet. Do jetë një ndër qytetet më tërheqës të europës", tha Rama. 

Rama theksoi se projekte të ngjashme do ketë edhe në të gjithë Shqipërinë, teksa në qershor do mbahet edhe festivali i parë “Bukë dhe zemër” në këtë kuadër.

“Kemi menduar një vepër të ngjashme me atë të Venecias, kemi ideuar, nga arkitektët, duart e Nënë Terezës në mes të sheshit këtu, sikurse ajo e Venecias, që mban duart hapur, por këtë herë më të mëdha”, u shpreh Rama.

Më tej foli për transformimin e kryeqytetit dhe projektet në pritje dhe festivalin që do mbahet në qershor.

“Tirana tani është bërë vendi ku po ndodh pa shumë bujë gjithçka, por që është e ngjashme me atë që ndodhi në Nju Jork në vitet 30-të. Me një rrjet të gjerë arkitektësh të njohur në bot, madje dhe me nobel të arkitekturës, që janë angazhuar me projekte, por kryesisht në Tiranë. Në qershor kemi planifikuar edicionin e parë të festivalit “Bukë dhe zemër”, me moton ‘më sill pak krip të lutem’, një nismë që e kanë edhe këta arkitektë, qëllimi është që ta bëjmë të përvitshëm. Që do ketë pjesë të dytë këtë vit, mbase në Elbasan dhe me pjesëmarrjen edhe të dashamirësve edhe nga jashtë vendit. Janë dhe disa projekte të tjera që janë rrugës”, u shpreh ai më tej.

 Arkitekti austriak Kris Prett shpjegoi se si do të funksionojë ky instalacion që pritet të ketë përfunduar pas 6 muajsh.

 Nënë Tereza i kushte kushtuar kujdesin njerëzve, por ky shesh nuk u shërben njerëzve. Duam tua kthejmë këtë hapësirë njeerëzve për të pushuar për të lexuar, etj. Ndërtimi me dru do të jetë pjesë e këtij projekti. një urë lidhëse me të gjithë elementët e qytetit. Bibliotekë e hapur, të marrin e të japin libra, për ekzspozita, ambient me kafe, klube të letërsisë për fëmijë, sdo ketë kantier të mirëfilltë ndërtimi”, u shpreh arkitekti. 

Rama nuk harroi edhe kryebashkiakun Erion Veliaj, i arrestuar prej 3 ditësh nga SPAK dhe GJKKO, duke iu referuar për punët e kryera deri tani në kryeqytet dhe të ardhmen, teksa shtoi se Tirana do bëhet qyteti më i jashtëzakonshëm i Europës.

“Ky do jetë kryeqyteti më i jashtëzakonshëm i rajonit dhe ndër më tërheqëset e Europës, e them me bindje të plotë. Do jetë qytet me arsye të fortë për ta vizituar. Siç thotë Erion Veliaj, që e ka mësuar nga unë, “ditët më të mira janë përpara”, përfundoi ai.

Në një fazë të mëtejshme, parashikohet që sheshi të bëhet pjesë e zinxhirit të projekteve për parkimet nëntokësore, ndërsa ky oaz që do të vendoset në sheshin Nënë Tereza, do të jetë i lëvizshëm por t’u zhvendosur edhe në zona të tjerë.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vet: 12/02/2025 12:56

    VETEM VJEDHJE KA NË RAMASTAN, SALISTAN, METASTAN, VELIAJSTAN....

    Përgjigju
  • albi: 12/02/2025 11:44

    Hajdut.

    Përgjigju
    • Gaci: 12/02/2025 12:10

      "albi" = haleja e Bishes

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?