Politikë

Transformimi i aeroportit 'Nënë Tereza', Rama inspekton punimet: Mbyllen në fund të vitit, është një kryevepër

9 Maj, 12:37| Përditesimi: 9 Maj, 13:02

  • Share

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas po transformohet. Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet.

I shoqëruar edhe nga arkitekti i famshëm italian, Marco Casamonti, Rama tha se pritet që punimet të mbyllen në fund të vitit, ndërsa e cilësoi si një kryevepër. Arkitekti Casamonti i tregoi kryeministrit Rama projektin që po zbatohet në aeroport.

“Poshtë ka dy kate parking me gjatësi 1 km dhe pasagjerët mund të hyjnë direkt më pas në terminal. Të gjitha makinat do të jenë poshte, sheshi do të jetë pedonal, do të lejohen vetëm taksitë”, tha Casamonti.

Kryeministri Rama tha se aeroporti i Europës së Ballkanit, i cili është sot më i madhi në rajon për numër pasagjerësh, po transformohet. 

‘U bë në 3 muaj. Mbyllet deri në fund të vitit. Është kryevepër’, tha Rama.

Në aeroport do të ketë një shesh të madh këmbësorësh në hyrje-daljen e aeroportit, së bashku me parkimin e ri nëntokësor për mbi 1000 automjete. Shumë shpejt ky aeroport do mundësojë dhe kapacitetet për avionë të linjave transoqeanike për të bërë të mundur fluturime direkte drejt SHBA.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?