Kreu i Partisë Socialiste në Rubik Pal Tushaj ka dhënë dorëheqjen nga posti pasi ka qenë kundër rikandidimit të Ndrec Dedës për të tretën për Bashkinë Mirditë. Përpos se ka qenë kundër, Tushaj e akuzon për veprimtari kriminale, mosrespektim të orareve të punës, për mungesë intelekti dhe arsimimi si dhe për përfitime nga posti që ka.
‘Të nderuar miq . Ju bëj me dije se kamë dhënë dorheqjen nga pozicioni i kryetarit të partis socialiste të njësise vendore Rrubik .
Arsyja e pare dhe kryesore që dhashë dorheqjen është rikandidimi i ndrec Dedës .disa arsyet e tjera jane:1 - zoti ndrec e trajton Mirditën si të dorës dytë pasi vjen në punë me koh të pjesëshme ,2 herë në javë me nga 2 orë .Vetem kur ka fushate vjen me koh të plotë .
2 -Nuk përfill strukturat e P S
3 -Bën fushat me njerz me precedent penal
Bën emrime klienteliste pa marr parasysh fare partine.Prioritet kryesor që të jesh ne administratën e zotit nrec është të kesh dy emra dhe të keshë qënë të paktën një her në burg
4 -Të keshë nivel të cunguar arsimor si nreca
Të mos mbajshë mend shokët e klasës
5 - Të qeshësh sa her fol nreca
Kam dhe shum arsye të tjera që do ti them në statuset tjera.’- shkroi ai.
Po ky çfarë e ka këtë shqipe të cunguar e me plot gabime. Viti 2023 kohë Migjeniane!!!! Kafshatë që s'kapërdihet është or vlla mjerimi, kafshatë që të mbetet në fyt e të zë trishtmi......mjerim arsimor, mjerim në intelekt, mjerim i thellë i mendjes.....nuk bëhhet më ky vend, në daç shkoni të votoni në daç mos është si të luash domino te parku....kot sa për të kaluar kohën.
Përgjigju