Një prej banoreve të Big Brother Albania 3 Rike Roçi duket mosbesuese ndaj çifteve që janë duke u krijuar brenda shtëpisë.
Gjatë një bisede mes disa banorëve që ishin të mbledhur bashkë, ishte Albi ai i cili hapi temën e çifteve dhe pyeti banoret se a do të ketë ‘divorce’ brenda shtëpisë për lidhjet që janë krijuar deri tani. Përgjigja e Rikes ishte mjaft thumbuese kundrejt çifteve që mendohet se janë krijuar deri tani, ku ajo thotë se jashtë do sillen sikur nuk e njohin njëri-tjetrin.
Albi: A mendon se do ketë ndarje, divorce çiftesh brenda shtëpisë?
Rike: Çiftesh?! Po ku ka çifte këtu mo?
Erjola: Përpos kësaj
Heidi: Tani ata çifte quhen
Rike: Çifte këtu se kur dalin jashtë thonë ‘si e kishe emrin ti?’