Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka hedhur poshtë pjesërisht ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje. Në vendimin e institucionit njëjtë si në atë të KQZ-së Kosovës nuk lejohet certifikimi i kandidatëve për deputet të Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Liburn Aliut, Bajram Mavriqit dhe Labinotë Demi Murtezit.
Ndalimi i kandididimit të Kurtit vjen pasi në Shtator të 2018, kreu i Vetëvendosjes ka marrë një dënim të formës së prerë dhe në bazë të Kushtetutës së vendit çdo person për të cilin ka një vendim të formës së prerë tre vitet vitet e fundit nuk ka mundësi të kandidojë.
Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) janë dorëzuar nëntë ankesa nga subjektet politike për moscertfikim të kandidatëve për deputetë.
Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate janë disa prej subjekteve politike që kanë dorëzuar ankesë në PZAP.
Vetëvendosja e kanë akuzuar kryetaren e KQZ- së se po merr vendime, sipas preferencave të saj politike, duke aluduar se gjykatësja është e afërt me PDK- në. E ndërkohë që Daka ka thënë se po kërcënohet e po fyhet publikisht dhe se ka theksuar se nuk varet nga ajo se a lejohet të kandidojë Kurtin dhe 46 kandidatët e tjerë, por KQZ vepron sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese në dhjetor ka publikuar aktgjykimin, me të cilin e ka shpallur të vlefshme një ankesë të VV’së dhe e ka rrezuar qeverinë e Avdullah Hotit, sepse atë e kishte votuar një deputet që kishte dënim të formës së prerë. Disa prej subjekteve kanë pranuar, duke i zëvendësuar kandidatët, por disa të tjera, si VV’ja e Nisma kanë kundërshtuar zëshëm të bëjnë një gjë të tillë.
Lajm shum i mir
Përgjigju