Kultura

Restaurimi i teatrit ‘Migjeni’ në Shkodër, Gonxhja: Një hap i rëndësishëm për trashëgiminë kulturore dhe turizmin

10 Shtator, 08:44| Përditesimi: 10 Shtator, 09:04

  • Share

Në teatrin ‘Migjeni’ në Shkodër vijojnë punimet për rikonstruktimin e tij. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se në qendër të punimeve janë krijimi i kushteve që rrisin komoditetin e spektatorëve dhe artistëve.

Më tej Gonxhja thekson se restaurimi dhe modernizimi i Teatrit “Migjeni” është një hap i rëndësishëm jo vetëm për trashëgiminë kulturore, por edhe për zhvillimin turistik, ekonomik dhe edukativ të qytetit.

"Mirëmëngjes nga Teatri “Migjeni”, në Shkodër, me vijimësinë e punimeve ku falë investimit të financuar nga MEKI, po realizohet instalimi i sistemeve moderne të kondicionimit, ndërsa shumë shpejt do të rishikojmë impiantet elektroteknike të skenës e rrjetit, ndriçimit dhe sigurisë, si dhe mobilimin e teatrit me ndenjëse të reja. Po krijojmë kushte optimale për frekuentimin e teatrit;

Po rrisim komoditetin e spektatorëve dhe artistëve; Po përgatisim terrenin për zhvillimin e më shumë ngjarjeve kulturore, me një rritje të pritshme prej 30% çdo vit. Shkodra, “Djepi i Kulturës”, ka qenë gjithmonë në pararojë të zhvillimeve kulturore kombëtare, duke ruajtur dhe promovuar identitetin e saj historik e artistik. Restaurimi dhe modernizimi i Teatrit “Migjeni” është një hap i rëndësishëm jo vetëm për trashëgiminë kulturore, por edhe për zhvillimin turistik, ekonomik dhe edukativ të qytetit", shkruan Gonxhja. 

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?