Lidhur me rikonstruktimin e godinës së maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” ka reaguar edhe LSI.
Erisa Xhixho e cila garon për deputete në Tiranë në listën e LSI, akuzon qeverinë për të cilën shprehet se është urgjente që të largohet në 25 prill.
“Ajo që po ndodh së fundi me shembjen e fasadës së maternitetit të Tiranës "Mbretëresha Geraldinë", monument kulture i kategorisë së dytë, është vetëm vijim i politikës shkatërruese të qeverisë. Para syve të shqiptarëve përsëriten imazhet e dhimbshme të shkatërrimit të Teatrit Kombëtar, stadiumit "Qemal Stafa", degradimi i kullës së Sahatit, vilat karakteristike, monumentet e kulturës të lëna qëllimisht në harresë.
Qeveria e rilindjes i la prej vitesh pa mirëmbajtje për të justifikuar shembjen dhe më pas favorizimin e klientëve të vet në biznesin e ndërtimit. Njësoj si do lulëzojnë kullat në vend të Teatrit Kombëtar e si ndodhi me stadiumin "Qemal Stafa". Klientelizëm dhe orientim politik i qëllimshëm për të fshirë memorien kolektive.
Është urgjente per Shqipërinë një qeverisje e përgjegjshme, e cila parashikon buxhet për mirëmbajtjen dhe funksionimin e objekteve me rëndesi të veçantë arkitekturore, historike e qytetare. Boll me shkatërrimin, na nevojiten në drejtim njerëz që punojnë për interesat e vendit, që vlerësojnë historinë e janë krenarë për KULTURËN tonë të përbashkët”, shkruan ajo.
Lajmi kryesor: