Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje në rrjete sociale të punimeve që po kryhen në Qendrën e Artit “Vaçe Zela” në Lushnjë. Kreu i qeverisë, përmes postimit në Facebook, shkruan se ky investim do t’i rikthejë qytetit një hapësirë të re kulturore.
“Mirëmëngjes dhe me pamjet nga puna drejt përfundimit për rilindjen e Qendrës së Artit “Vaçe Zela” në Lushnjë, një investim që i rikthen qytetit një hapësirë të re kulturore, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan kryeministri.
Qendra është godinë e ndërtuar që në vitin 1974 dhe projekti i ri përfshin ndërtimin e një salle teatri moderne, kinema, një skenë lëvizëse, teatrin e kukullave, hapësirë për ekspozita, kurse arti për të rinjtë etj.
Komente
