Aksi rrugor Tiranë-Ndroq po i nënshtrohet një ndërhyrjeje të plotë për riparimin e pjesëve të amortizuara dhe pajisjen me sinjalistikën e nevojshme rrugore, me qëllim përmirësimin e sigurisë në këtë zonë.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në Facebook pamje nga puna në kantierin e rrugës Tiranë-Ndroq.
Kreu i qeverisë thotë se punimet në rrugën dytësore Tiranë-Ndroq janë realizuar deri më tani në masën 38%.
Kjo rrugë dytësore për hyrjen dhe daljen nga Tirana, është duke u rehabilituar për shkak të punimeve që po kryhen paralelisht në autostradën Tiranë-Durrës dhe për të shpërndarë sadopak trafikun sidomos në periudhën e sezonit të verës ku fluksi i qarkullimit është gjithnjë e në rritje.
Autostrada Tiranë-Durrës do të zgjerohet me nga 2 korsi shtesë në secilën anë, ku njëra do të jetë për emergjencat.
Komente

Cili 38% , nga ura beshirit deri pa vajt ne pez te shkolla eshte asfalt as 1 km nuk eshte shtruar . Kombinat vaqarr nuk eshte prekur fare Peze ndroq nuk eshte prekur fare . Ksaj i thon me i bo budallenj me zor . Tfala
PërgjigjuGenci i vajit te ullirit " hudhi ndonje" leke per rrugen qe po ja shtron qeverija??!!
Përgjigju