Rikonstruktohen ambientet e shkollës ‘Irakli Bozo’ në Lushnje, mjedise të reja për 150 nxënës

31 Tetor, 08:15| Përditesimi: 31 Tetor, 08:37

  • Share

Rikonstruksioni i ambienteve të shkollës 9- vjeçare ‘Irakli Bozo’ në Golem të Lushnjes do të ofrojë kushte më mira për nxënësit e kësaj shkolle.

Lajmi është bërë me dije ditën e sotme përmes një postimi në rrjete sociale, nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë edhe pamje nga ambinetet e shkollës së rikonstrukturuar.

“Mirëmengjes dhe me shkollën 9-vjeçare "Irakli Bozo" që po rilind në Golem, Lushnje, për të ofruar kushte mësimore sipas standardeve të BE-së për 150 nxënësit e saj dhe duke u bërë pjesë e zinxhirit të shkollave të rilindura në të gjithë vendin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?