Rikonstruktohet konvikti i vajzave në Gjirokastër, gati për vitin e ri akademik

29 Qershor 2020, 13:34| Përditesimi: 29 Qershor 2020, 13:37

  • Share

Oltion Rrumbullaku, zv/ministri i Arsimit, ka inspektuar punimet e realizuara në konviktin e vajzave të Gjirokastrës, si pjesë e “Paktit për Universitetin” për rikonstruksionin e konvikteve. Ky konvikt parashikohet të hapet vitin e ardhshëm akademik dhe ka një kapacitet prej 130 studentesh. Rikonstruksioni i tij është mbështetur financiarisht nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Raportohet se rikonstruksioni i godinës është bërë sipas të gjitha kushteve bashkëkohore, me shtretër dollapë, tavolina, karrige, mobilje, lavapjatë, furrë dhe pianurë, aspirator, frigorifer, televizor, si edhe gjithë pajisjet e shtratit (dyshekë, jastëkë, çarçafë, jorganë, batanije).

Ndërkohë në çdo kat ka blloqe tualeti me sistem uji të ngrohtë, kaldajë, panel diellor me energji elektrike, si dhe nga një dhomë gatimi të kompletuar. Gjithashtu konvikti ka një lavanderi me të gjitha pajisjet e nevojshme, mensë të kompletuar sipas të gjithë parametrave, izolim termik, sistem mbrojtjeje kundër zjarrit dhe dalje emergjence, mbulim me kamera i të gjitha ambienteve të brendshme e të jashtme, internet WiFi etj.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?