Përfundon rikonstriuksioni i Nënstacionit Elektrik të Librazhdit i cili furnizon 45 mijë banorë.
Është kreu i grupit parlamentar socialist njëkohësisht dhe deputet në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla i cili e ka bërë të ditur këtë lajm.
Përmes një postimi në Facebook, Balla shkruan se në këtë nënstacion është vendosur një transformator i cili përballon nevojat e Librazhdit dhe me një garanci pune 40-vjeçare.
Sipas tij, ky investim nga OSHEE është 1.5 mln dollarë dhe garanton nivel të mirë dhe stabël tensioni.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
“Ka përfunduar rikonstruksioni i plotë i Nënstacionit Elektrik Librazhd, nga i cili furnizohen 45 mijë banorë. Në këtë nënstacion është vendosur një transformator i teknologjisë së lartë, prodhim amerikan.