Shkolla 'Avni Rustemi

Sociale

Rikonstruktohet shkolla “Avni Rustemi” në Tepelenë! Klasa të reja, laboratorë e terrene sportive moderne

25 Mars, 07:30| Përditesimi: 25 Mars, 08:40

  • Share

TEPELENE- Shkolla e re “Avni Rustemi” në Tepelenë pas rikonstruksionit është gati të hapë dyert me standarde më të mira.

Projekti i rikonstruksionit të shkollës “Avni Rustemi” përfshiu një rinovim të plotë të objektit, duke përfshirë 14 klasa mësimore, 3 laboratorë, bibliotekë dhe ndërtimin e palestrës së re.

Përveç kësaj, shkolla “Avni Rustemi”  shërben edhe si Qendër Komunitare, duke luajtur një rol kyç në zbatimin e projekteve të ndryshme në bashkëpunim me komunitetin lokal.
Rikonstruksioni është investim i ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tepelenës.

Fotot e shkollës e cila hap dyert për nxënësit dhe mësuesit me standardet më të mira, me klasa të reja, laboratorë e terrene sportive moderne u shpërndanë nga profili i kryeministrit Edi Rama.

S.G/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?