Kostume të “drithërues”, të tjerë komikë, ndërsa shumë prej artistëve tanë të preferuar kanë zgjedhur të “ringjallin” personazhet më ikonik të historisë.
Këngëtarja, Demi Lovato zgjodhi dhe krijoi look-un e klonit më të frikshëm nga filmi “IT”. Megjithëse personazhi që zgjodhi është frika më e madhe e shumë fëmijëve, ajo ngjan sërish një yll!
Kris Jenner, për këtë Halloween, zgjodhi të sjelli personazhin e Cruela De Vil? Ju kujtohet? Si mund të harrojmë Cruelën nga filmi vizatimor “101 dalmatët”.
Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha e veshur nuse, vendoste të rikthente skenën e dasmës së Anna Nicole Smith, në vitin 1994 me 89-vjeçarin J. Howard Marshall.
Paris Hilton, “harroi” sërish së festa e Halloween-it është ajo e rikthimit të shpirtrave! E veshur me një fustan të shkurtër bojëqielli dhe një kurorë ajo u bë një Hirushe moderne.
Modelja Crissy Teigen dhe këngëtari John Legend, zgjodhën që së bashku me familjen e tyre të rikrijojnë përmes kostumeve të tyre “Familjen Adam”, një familje tepër karakteristike për sa i përket Halloween-it.