Rikthehemi te 'old', kuratorja e imazhit tregon tendencat e kësaj vere

16 Prill 2020, 17:59| Përditesimi: 16 Prill 2020, 18:04

  • Share

Nëse në raftin tuaj ju ndodhen veshje të stilit të vjetër,mos i hidhni sepse moda rikthehet! Të paktën edhe këtë vit do të jenë në modë veshje dhe aksesorë që nuk janë të reja për botën e fashion.

Në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” kuratorja e imazhit të revistave më prestigjoze botërore të modës, Stela Plaka tha se këtë vit, do të kemi një rikthim në modën e viteve ’70, ndërkohë që te aksesorët do të vihen re syze të cilat mund të vijnë bashkë me zinxhirë zbukurues.

Sërish do të kemi një rikthim në kohë, në vitet ‘70, do të rikthehen thekët, do të kemi disa stile syzesh, ku përfshihen edhe zinxhirët e syzeve, që mund të  mbahen në kokë, në qafë etj dhe që kanë forma të ndryshme. Mëngët e fryra, lëkurët dhe këpucët me majë katrore. Do të jenë gjithashtu pjesë e tendencave të këtij viti” shprehet kuratorja e imazhit Stela Plaka.

Ora 18:01
Kuratore imazhi në revistat prestigjoze të modës, Stela Plaka: Gjej veten në Itali!

Nisi fillimisht duke reklamuar punën e saj në rrjetet sociale, por Stela Plaka u kthye shumë shpejt në një nga kuratoret e imazhit në revistat më prestigjoze të botës.

Bashkëpunimet me shumë prej tyre I realizoi nga Italia atje ku jeton dhe punon prej tashmë disa vitesh, vend për të cilin thotë se ka gjetur veten përsa I përket krijimtarisë së saj.

Në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” Stela Plaka shpreht se edhe Shqipëria I ka dhënë mundësinë, por në shtetin fqinj duket se arti I saj kuptohet më mirë.

“Falë social mediave të gjithë kemi mundësi ti japim zë artit tonë. Sigurisht që është e vështirë pasi ka mjaft artistë të rinj që cilët përpiqen të cajnë nëpërmjet blogut, por për të gjithë është e vështirë. Nuk është e lehtë, sidomos të punosh në rang mbarëbotëror. Me punët e mia, projektet e mia kam patur sukses jo vetëm në Itali, por edhe në gjithë botën “Sicky magazinë” që është një është një revistë shumë prestigjoze në Londër, “Usi Magazinë” por edhe revistat që renditen njësoj si “Vogue”. Të them të drejtën, përvec fashion më pëlqen të bashkoj edhe artin. Në Itali kam gjetur vetveten, edhe Shqipëria më ka dhënë mundësinë, ndihem shumë e kuptuar këtu”, shprehet kuratorja e imazhit.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?