Foto ilustruese

Tirana

Rikthehen abonetë e përgjithshme nga 1 korriku në Tiranë, miratohet vendimi nga Këshilli Bashkiak

28 Qershor 2021, 15:21| Përditesimi: 28 Qershor 2021, 16:11

  • Share

Duke filluar nga 1 korriku qytetarët e Tiranës do të mund të marrin abonetë e përgjithshme për transportin publik. Bashkia e Tiranës i ka rikthyer në treg pas vendimit të marrë nga Këshilli Bashkiak.

Shitja e aboneve të përgjithshme do të nisë nga 1 korriku, pas një muaji pezullimi me qëllim përmirësimin e kushteve dhe shërbimit për qytetarët.

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot vendimin, pasi gjatë muajit qershor Drejtoria e Transportit e Trafikut Rrugor realizoi më shpejt në kohë procesin e mbledhjes së të dhënave për shërbimin e transportit qytetës. Ky proces do të shërbejë për kryerjen e një analize studimore, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e shërbimit për qytetarët.

Në fund të muajit maj, Bashkia e Tiranës njoftonte atë kohë se nga qershori ne gusht nuk do të kishte më në treg abone të përgjithshme për udhëtimin me transport publik në Tiranë dhe do të dalnin sërish në qarkullim në shtator.

Heqja e abonesë nga qarkullimi njoftonte bashkia do të bëhej me qëllim “përshtatjen e strukturës me volumet e reja të udhëtimit, si dhe vendimet që do të lidhen me itineraret e linjave, frekuencat dhe kushtet e shërbimit, në bashkëpunim kjo me GIZ".

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genci: 28/06/2021 16:43

    Ne cfare planeti pezullohen abonete per te bere studime mor rronxhi ponxhe? Bejini njehere abonete electronike edhe pastaj beni studime sa te doni me te dhenat qe mblidhni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?