Bota

Rikthehen jelekëverdhët në rrugët e Parisit, 65 të ndaluar dhe 596 kontrolle

21 Shtator 2019, 12:58| Përditesimi: 21 Shtator 2019, 13:23

  • Share

Pasi Presidenti francez Macron aprovoi Reformën e Pensioneve, mijëra jelekverdhë kanë dalë sërish për të protestuar në ‘Ditën e Trashëgimisë’.

Ndërkohë, në rrugët, para së gjithash në ‘Champs-Elysees’, janë rikthyer automjetet e blinduara të xhandarmërisë dhe furgonët e blinduar.

Jelekëverdhët në rrjetet sociale kanë kërkuar rinisjen e protestave nën moton ‘E gjithë Franca në Paris’.

Bilanci i parë i protestave të sotme në Paris, u njoftua nga zyrtarë të prefekturës, sipas të cilëve, deri tani, janë kryer 596 kontrolle dhe janë gjobitur 4 persona dhe janë ndaluar 65 të tjerë.

Një grup i madh jelekësh të verdhë u mblodhën në sheshin e stacionit Saint-Lazare në një demonstrim të paautorizuar; policia u përgjigj duke gjuajtur me gaz lotsjellës për t'i shpërndarë.

Një tjetër grumbullim i paautorizuar ka qënë në ‘Place de la Madeleine’.

Kryeqyteti është i blinduar me 7.500 policë të vendosur për t'iu përgjigjur çdo shkelje të ligjit nga ana e pjesëmarrësve në tre revoltat e ndryshme kombëtare të planifikuara për klimën, kundër reformës së pensioneve dhe jelekëverdhët.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?