Bastet kalojnë te ‘Ligjet’, Xhafaj: Rritet rreziku për trukim ndeshjesh! PD kundër: Do rikthejnë plagët sociale në shoqëri

18 Shtator 2023, 14:40| Përditesimi: 18 Shtator 2023, 17:39

  • Share

Komisioni i ligjeve kaloi vetëm me votat e socialistëve projektligjin për rikthimin e basteve online. Deputetët e opozitës ngritën shqetësimin se bastet online do të thellojnë problemet sociale, ndërsa skepticizëm pati edhe mes socialistëve, me deputetin Xhafaj që ngriti pikëpyetjen e rrezikut të trukimit të ndeshjeve. 

Debati për rikthimin e basteve sportive u zhvendos këtë të hënë në komisionin e Ligjeve. Për më shumë se dy orë, deputetët e opozitës ngritën shqetësimin se bastet sportive do të thellojnë plagët sociale.

Por përfaqësuesit e qeverisë insistojnë që ri-legalizimi i basteve sportive online, bëhet me rregulla të ashpra, çka do të sjellë kontroll më të mirë të tyre.

Skepticizëm pati edhe nga radhët e socialistëve. Pwr Fatmir Xhafajn nëse kompanitë e basteve online mund të sponsorizojnë klubet sportive, atwherw kjo mund tw sillte rrezikun e rritjes sw rasteve të trukimeve tw rezultateve.

Në fund, komisioni i ligjeve miratoi vetëm me votat e socialistëve projektligjin, që pritet t’i kalojë për votim seancës plenare brenda këtyre javëve.

Rikthimi i basteve online synohet të bëhet përmes licencimit të 10 subjekteve, të cilat të drejtën e licencës do ta kenë për 10 vite. Tarifa e licencimit parashikohet të jetë 400 milionë lekë, të ardhura që shteti synon t’i përdorë për zhvillimin e sportit.

Kanë kaluar 4 vite që prej mbylljes së basteve sportive. Qeveria shqiptare po diskuton rikthimin e tyre pas kërkesës në federatave sportive, që e shohin si shpëtimin e vetëm financiar. Rikthimi i basteve sportive vjen si një kërkesë artikuluar edhe nga Tonin Vocaj, Drejtori i Komanduar në Policinë e Shtetit pas largimit të Gledis Nano.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nëse do të merret një vendim për rihapjen e  basteve sportive, ai do të jetë vetëm për bastet online dhe jo sallat dhe makinetat dhe se të gjitha të ardhurat që do të mblidhen do të shkojnë për kulturën, rininë dhe për sportin.

Ora 14:07
Nisma e qeverisë për bastet online, Dogjani te ‘Ligjet’: I morët nga rruga dhe po ua fusni në krevat përmes telefonit

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani është shprehur kundër ligjit për lojërat e fatit, ndërsa renditi disa nga arsyet se pse ishte skeptik. Debatet u zhvilluan në Komisionin e Ligjeve. 

“Një nga armët më të forta që Rama erdhi në pushtet ishte mbyllja e kazinove, e kafeneve, që përdoreshin për të luajtur bixhoz. Të them të drejtën e kam vlerësuar si një nismë shumë me rëndësi, pasi plagët sociale, nga ato lojërat e fatit të vitit 2013 kishin krijuar probleme më shoqërinë shqiptare.

Ai arriti deri aty sa t’u thoshte nënave shqiptare se; ‘pagën e burrave do jua sjellim në shtëpi’. E kam vlerësuar si nismë shumë të mirë, pasi pasojat ishin të jashtëzakonshme, ishte rritur numri i vrasjeve, vjedhjeve, borxheve, sherreve, por këto lojëra fati na paskan vazhduar deri në 2018-ën. Deri në 2018 u ndërprenë.

Por pas këtij viti rezulton se 4 mijë individë apo kompani paskan punuar në të zezë. Por çfarë ndryshoi që po tentoni që t’i hapni bastet online? A nuk i shkatërron rininë këto baste? Ne kemi pasur dhe një studim nga Universiteti i Tiranës mbi plagët që ka lënë të të rinjtë këto baste.

Këto baste deri dje, kanë qenë fizikisht, edhe te dera e pallatit. Sot i keni futur në çdo derë, në çdo familje shqiptare përmes telefonit.

Nga krevati, nga dhoma e gjumit, nga kuzhina, çdo qytetar mund të vërë bast përmes telefonit. E morët nga rruga dhe e futët në shtëpi. Kjo qeveri ka dështuar në parandalimin e këtij fenomeni.”, tha ai.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hahah: 18/09/2023 21:42

    Sikur ca po hapin kta..ato online jane.do hapen dhe ca te tjera te regjistruara kaq.mhb koti dmth

    Përgjigju
    • Curri: 19/09/2023 08:44

      provo e hyr online po munde hahah i kane bo leket hashash qe kur u mbyllen te mbijetojne

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?