Dy prokurorët e SPAK, Elvin Gogaj dhe Alfred Shehu, të pezulluar nga detyra me një vendim të Gjykatës Administrative të Apelit, do të rikthehen në detyrë. Përmes një vendimi të marrë sot nga Gjykata e Lartë është rrëzuar vendimi i Apelit Administrativ, e cila e kishte konsideruar të parregullt zgjedhjen e dy prokurorëve
Gjykata e lartë prishi vendimin e apelit administrata dhe ktheu çështjen për rigjykim për shkelje të rënda procedurale për prokurorët e SPAK.
Kujtojmë se me një vendim të datës 27 maj Gjykata Administrative e Apelit shpalli të pavlefshëm vendimin për renditjen e 3 garuesve dhe emërimin dy prokurorëve Gogaj dhe Shehu. Gjykata ka nënvizuar se vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është i padrejtë.
Gjykata pranoi padinë e prokurores Sonila Muhametaj ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Gjykata Administrative e Apelit me shumicë votash pranoi padinë, ndërsa vendosi pavlefshmëri absolute dhe rishikim të garës për 3 kandidatët e SPAK.
Në një reagim për Report Tv, Këshilli i Lartë i Prokurorisë reagoi menjëherë pas këtij vendimi dhe deklaroi se do ta ankimontë atë në Gjykatën e Lartë.
Prokurorja Muhametaj kërkoi shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut, pasi sipas saj pikëzimi është dhënë pa meritë. Lidhur me procedurën e emërimit janë shkelur procedura dhe vendimmarrjet e marra e KLP-së janë dhënë në konflikt interesi. Gjithashtu sipas saj ka pasur shkelje kushtetuese, në emërimin dhe mos marrjen e pikëve të plota. Kërkoj rihapje të garës dhe një vendimmarrje nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pas rikthimit në detyrë të prokurorëve Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu SPAK ribëhet me 17 anëtarë.