Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në Shqipëri! 3 të vdekur dhe 17 të infektuar, Tomini për Report Tv: Lushnja, Fieri e Kurbini më të prekurat

5 Gusht, 13:11| Përditesimi: 5 Gusht, 18:39

  • Share

Pas 13 vitesh në vendin tonë rikthehet virusi “Ethet e Nilit Perëndimor”. ISHP raporton se janë 17 të infektuar, 3 qytetarë kanë humbur jetën. ‘Ethet e Nilit’ është sëmundje zoonotike, që qarkullon kryesisht te zogjtë dhe që prek sistemin nervor, por sëmundja kalon tek njerëzit nga pickimi i mushkonjave dhe nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini sqaroi për Report TV zonat me të prekura.

“Zonat që janë të prekura aktualisht janë zona 2 deri në 3 km në zonën periurbane. Pra në zonat qendrore të bashkive dhe kryesisht duhet të përmend bashkinë Fier, Lushnje dhe Kurbin, ku kanë predominuar rastet. Bashkitë duhet të vijojnë me procesin e dezinsektimit me adulticid si në rastin në fjalë Bashkia Lushnje e ka kryer procesin e dezinsektimit në vatrën ku është evidentuar ky virus”.- tha Tomini.

3 qytetarët që humbën jetën nga Ethet e Nilit ishin mbi 62 vjeç dhe me sëmundje të tjera shoqëruese. Virusi kalon lehtshëm tek të rinjtë, por të rrezikuar janë moshat mbi 50 vjeç me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

“Duhet të theksoj se prekshmërinë si sëmundje e ka mbi moshën 50 vjeç. Ndërkohë që rastet e evidentuara në bazë të vlerësimit epidemiologjik klinik janë mbi moshën 62 vjeç. Pra janë pacientë të cilët kanë sëmundje bashkëshoqëruese dhe kanë imunitet të deprimuar ( të dobët)”.- u shpreh Tomini.

Por në 80% të rasteve të prekurit nuk shfaqin simptoma. Shenjat sipas mjekëve janë të ngjashme me ato të gripit si temperaturë, dhimbje të forta muskulare, dhimbje koke ose shenjë në lëkurë.

“Duhet të theksojmë faktin tjetër që 80%  e individëve të cilët infektohen me virusin e Nilit Perëndimorë nuk shfaqin klinikë, pra e kalojnë në formë të lehtë. 20% prej tyre shfaqin formë të rëndë ose të moderuar dhe një përqindje shumë e vogël e tyre shfaqin prekje të sistemit nervor qendror, që do të thotë japin meningite, encefalite, etj. Me keqardhje edhe rastet që kanë humbur jetën kanë qenë me imunitet të ulët e me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Nëse shfaqin klinikën sigurisht nëse kalojnë 2 deri në 3 ditët e para, dhe shenjat klinike agravojnë me ndryshime të koshiencës, duhet këshillim me mjekun e familjes, që është shumë e rëndësishme”. ‘- tha Tomini.

Drejtoresha dhe mjekja Eugena Tomini kërkon të veçojë se situata është nën kontroll dhe këshillon qytetarët se si të mbrohen nga pickimi i mushkonjave.

“Duhet pasur kujdes në sezonin ku kemi popullatën e mushkonjës të shtuar,  sigurisht për punonjësit që punojnë në të mbjella  apo jashtë. Daljet në orët e pikut të mbrëmjes ku dhe lloji i mushkonjës kuleksi pickon që është më shumë aktive gjatë mbrëmjes. Duhet të veshim veshje të lehta, të pambukta, të cilat janë me mëngë të gjata. Në pjesën e poshtme me çorape, me pantallona të shkurtra me ngjyra të çelura në mënyrë që të shohim mushkonjat dhe ti largojmë ato. Si dhe këshillohet lyerja me mbrojtës nga mushkonjat, etj.’- u shpreh drejtoresha e ISHP-së.

Prej dy javësh ISHP po vijon me testimet në terren dhe i kërkon pushtetit vendor të bëjë dezinsektimin e zonave ku rriten mushkonjat.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Partia: 06/08/2024 05:13

    Çudi që erdhi ky reagim pasi denoncoi ai që e ka gjithmonë fajin atje ne kat te tetë.

    Përgjigju
  • Lala: 05/08/2024 16:24

    Lerini furcat .vejani emrin SHQIP.MALARJE. transmetuar NGA mushkonjat

    Përgjigju
  • Populli: 05/08/2024 15:00

    Si u be ky vend jo ethet e nilit do vine po dhe ethet e djallit. Na mbroni po jo me pallavra e me declarata apo le te vdesin ca se u shtuam shume ,apo jo eee. Mos dilni me delarat se na futet tmerrin, kemi femije

    Përgjigju
  • Dizinfektim: 05/08/2024 14:31

    Mungesa e dizinfektimit te tre zonat jane mocalore pra kenetore! Te nis hetim pse nuk jane dizinfektuar masivisht me avjon zonat perendimore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?