Bota

Rikthehen pushkatimet në dënimet me vdekje, në vendin më demokratik në botë

6 Maj 2021, 07:58| Përditesimi: 6 Maj 2021, 07:59

  • Share

Dënimet me skuadër pushkatimi prej dekadash nuk janë parë në vendet më të zhvilluara të botës. Edhe pse shumë shtete e kanë ende dënimin me vdekje në SHBA, pushkatimi ka qenë i përjashtuar si opsion. Por së fundmi Dhoma e Ligjvënësve në Karolinën e Jugut ka votuar për të krijuar një skuadër pushkatimesh për ekzekutimin e të dënuarve me vdekje, pasi ky shtet ndeshet me mungesa të solucionit për injeksionet vdekjeprurëse.

Dhoma e miratoi masën me 66 vota pro dhe 43 kundër, duke sjellë një hap më pranë vënien në praktikë të skuadrës së pushkatimit. Në mars Senati i këtij shteti miratoi variantin e tij të kësaj mase me 32 vota pro dhe 11 kundër. Projektligji parashikon që i dënuari me vdekje mund të zgjedhë skuadrën e pushkatimit ose karrigen elektrike nëse ka mungesa të solucionit për injeksion vdekjeprurës. Pas miratimit nga dy dhomat ligjvënëse projektligji i kalon guvernatorit republikan për firmë.

Karolina e Jugut ka qenë edhe më parë një ndër shtetet që e vinte në praktikë më së shumti këtë dënim.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • doktori: 07/05/2021 05:27

    Vendi me demokratik ne bote eshte Shqiperia!!! Per kete te jeni te sigurt!

    Përgjigju
  • Shoku: 07/05/2021 00:04

    Amerika ashte si mos ban ca bajn un por ban ca te tham une.

    Përgjigju
  • Toni: 06/05/2021 16:52

    Për fatin tonë të keq SHBA nuk janë vëndi më demokratik në botë...

    Përgjigju
  • fds: 06/05/2021 16:00

    vendi me demokratik ne bote???

    Përgjigju
  • Like: 06/05/2021 09:28

    Mire e kane bere ndryshe kafsheria nuk merr vesh. Kush perdhunon e vret denim me vdekje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?