KORÇË- Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit në lartësitë mbi 700 m!
Reshje ka pasur në segmentin rrugor Dardhë-Boboshticë ndërsa trashësia ka shkuar deri në 5-6 cm.
Ekipet kanë qenë në terren me borëpastruese dhe kanë bërë të mundur pastrimin dhe kriposjen e rrugës.
Segmentet e tjera janë përfshirë nga rreshket e shiut, por kontraktorët janë në gatishmëri për cdo situatë.
Nga rreshjet e dëborës është përfshirë edhe zona malore e Bashkisë Maliq.
Në rrugën lidhëse Lozhan-Moglicë situata është nën kontroll. Borëpastrueset ndodhen në terren për pastrim dhe kriposje të rrugës, ndërkohë ju bëhet thirje të gjithë drejtuesve të mjeteve të përdorin goma dimërore dhe zinxhirët.
Kujtojmë se prej orëve të para të mëngjesit të sotëm zona e juglindjes u përfshi nga rreshjet e dëborës në lartësinë mbi 700 m.
Rreshje intensive të dëborës u regjistruan në majën e Mashkullorës ku trashësia e dëborës shkoi deri në 50 cm.
Që prej orëve të para të mëngjesit ekipi i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike ndodhet në terren për pastrimin e borës në aksin rrugor Shtyllë - Mashkullorë - Panarit.
Ndërhyrje ka pasur edhe në segmente të tjera, siç është rruga Boboshticë-Dardhë e të tjera, në të cilat është punuar për pastrimin dhe kriposjen.
Kontraktorët ndodhen në gadishmëri në të gjitha segmentet rrugore dhe akset nacionale.
Aktualisht nuk raportohen problematika me qarkullimin, ndërsa sa i përket energjisë elektirke gjatë ditës së sotme ka pasur mungesë të energjisë elektrike në fshatra të thellë malor për shkak të amortizimit të rrjetit.
Dëbora në qarkun e Korcës ka ulur ndjeshëm temperaturat.