Kryeministri Edi Rama

'Rikthehen' satelitët, shpallet kompania fituese për monitorimin: Kostoja 6 mln dollarë! Kontratat për 3 vite

7 Shtator 2022, 09:40| Përditesimi: 7 Shtator 2022, 10:16

  • Share

TIRANË- Ideja e hedhjes së satelitëve 'Albania 1' dhe 'Albania 2' në orbitë ka nisur të marrë jetë. Pasi tenderi i parë u anulua në muajin qershor për shkak se nuk kishte ofertë, tashmë është bërë me dije se ka një fitues për monitorimin satelitor të territorit. Agjencia e Prokurimeve Publike njoftoi se është shpallur fituesi për procedurën, “Realizimi i projektit të monitorimit të territorit me teknologji të avancuar (shërbimi satelitor)” për një periudhë 3 (tre) vjeçare të organizuar nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, institucion në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Fituese e këtij tenderi ka rezultuar amerikane “Satellogic USA” Inc dhe mësohet se shtetit shqiptar do t’i kushtojnë 6 milionë dollarë, ose 671 760 000 lekë, për një kohëzgjatje kohore prej 3 vitesh. Kompania fituese duhet të paraqitet pranë institucionit kontraktues, brenda afatit ligjor.

“Me publikimin e këtij njoftimi, jeni i lutur të paraqiteni pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Sipas parashikimeve ligjore dhe brenda 5 dite nga kërkesa e Autoritetit Kontraktor. Në rast se nuk dorëzon sigurimin e kontratës brenda afatit përfundimtar, të përcaktuar në njoftimin e fituesit, atëherë autoriteti kontraktor do të konfiskoj sigurimin e ofertës dhe do të lidh kontratën me ofertuesin e renditur i dytë në klasifikimin përfundimtar, sipas parashikimeve në nenin 18 paragrafi 3, të Rr PFMS”, thuhet në njoftimin e shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik. 

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” duhet të ishin ngritur në mars dhe qershor, por kjo nuk u arrit. Satelitët dhe dronët inteligjentë do të shërbejnë për të patur kontroll të plotë mbi të gjithë territorin e vendit dhe jo për ofensiva ushtarake apo për kërkime në Mars, por do të shpërbejnë për çështje civile të vendit.

Njoftimi i Agjencisë së Prokurimeve Publike

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/09/2022 00:40

    Tani qe do te perdorim satelitet i kemi te gjitha /endaksi/.Nje satelit vetem t'a marresh me qira kushton 55000-230000 $/muaj,qe t'a blesh kushton dhe me shume.Ky mire qe i hyn nje shpenzimi te kote,por nuk jep as shpjegime bindese.Per monitorim teritori,thote,sikur eshte kamera e rendomte.Politikanet shqiptare e mendojne veten si zyrtare qe nuk kane nevoje te shpjegohen e te shfaqesohen per veprimet qe bejne,se e dine qe nuk i ve askush perpara pergjegjesise dhe e dine qe voten e kane te siguruar nga /ysmeqaret/.

    Përgjigju
  • Agush: 07/09/2022 13:36

    O mato ore nuk mbyllim dot muajin ti merresh me mullaret. Rrogat nga 50 mije leke nuk dalin vetem per qerane. Indekso rrogat e pensionet o bojaxhi...!

    Përgjigju
  • Tironsi: 07/09/2022 11:05

    NGRE DRITAT, MER ME QERA SATELIT.... INJORANC E PLOT EKONOMIKE... IDET E KESHILLTARVE TE QEVERIS PO RISIN BORXHIN E JASHTEM E TË BRENÇEM. ME KETO IVESTIME EKONOMIKE QË JANË JO FITIM PRURSE... KËTU PËRFITOJN VETEM SEKSERËT DHE ATA QË FIRMOSIN PËR TENDERIN. APO JO TIGRI.

    Përgjigju
  • Supaxhiu shqipfoles i Athines: 07/09/2022 10:59

    Neve po vdesim per buke kurse ky i gjati shpenzon miliona euro per propagand me satelita. (Mos u merzisni ju vllezerit e mi helen sepse s’ju le Athina pa sup.) Efharisto

    Përgjigju
  • sugar: 07/09/2022 10:11

    sa idiot je o zot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?