Çdo ditë duket e zakonshme në marrjen e turnit për secilin nga grupet e skuadrës së shqiponjave.
Por ngjarjet që sjellim në këtë seri të emisionit 112 tregojnë të kundërtën.
Pas instruktazhit shpërndahen në terren për të mbikëqyrur gjithçka që ngjall dyshime të arsyeshme.
Shumica e ngjarjeve raportohen në sallën operative. Në numrin 112 një qytetar njofton se në rrugën 5 maji po ndodh një konflikt. Një person ka shkatërruar pronën e një biznesi. Report TV udhëton drejt vendngjarjes me grupin e shqiponjave.
Një tjetër njoftim ka venë në lëvizje grupin e Shqiponjave.
Klienti i një taksie ka refuzuar pagesën. Drejtuesi i mjetit kërkoi ndihmë në sallën operative të policisë.
Në një mbrëmje patrullimi të Shqiponjave ngjarje të tilla janë të zakonshme. Problematikat ndeshen edhe gjatë kontrolleve, në dukje rutinë.
Drejtuesi i mjetit ka ngjallur dyshime me mënyrën e komunikimit dhe lëvizjet e tij.
Salla operative ka njoftuar grupin Shqiponja 5 se një person dyshohet se disponon lëndë narkotike. Është përdorues apo shpërndarës?
Të papriturat e shërbimit vazhdojnë. Thirrja për ndihmë kërkohet për një grua në rrezik.
Këto dhe ngjarje të tjera i sjellim në emisionin e radhës 112. Zbuloni vijimësinë e rasteve