Kronikë

Rikthehet aboneja e përgjithshme në transportin publik! Qytetarët: Çmime të ndryshme, nisin nga 6 mijë lekë

1 Korrik 2021, 14:22| Përditesimi: 1 Korrik 2021, 15:35

  • Share

Këta burra kanë një lajm të mirë për qytetarët. Që në orët e para të mëngjesit në pika të ndryshme të Tiranës, u dëgjuan thirrjet : abone me 6 mijë lekë!

Pas ndërprerjes në Qershor rikthimi i abonesë së përgjithshme u parashikua në shtator. Por krejt papritur këshilli bashkia vendosi hedhjen në treg të saj që në muajin korrik, me arsyetimin që studimi për përmirësimin e kushteve të transportit përfundoi me herët

Nga sot shitësit e rrugës njoftuan për abone me çmime të ndryshme. Vetë kompanitë më përjashtim të njërës ndër to, nuk kanë publikuar vlerën.

Për çmimet e ndryshme në treg, tregojnë edhe qytetarët që u prekën drejtpërdrejtë ekonomikisht për një muaj.

“I blemë abonentë me çmimet të ndryshëm nga 16 mijë e morëm 10 mijë. Shumë mirë që u kthyen”, tha një qytetar

“Abonoja është një mjet transporti që i shërben shtresave të ndryshme dhe është e nevojshme sa i përket çmimeve duhet parë se varrojnë e lozin me çmimet”, tha një tjetër.

Aboneja e përgjithësi deri në muajin Maj , shitej me çmimin 16 mijë lek. Sot çmimi më i ulët është 6 mijë lekë, por vetëm në muajin korrik, për shkak të temperaturave të larta. 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?