Albana Vokshi dhe kallëzimi i depozituar për të në SPAK nga anonimi Nesti Angoni

Kronikë

Rikthehet ‘anonimi’ Nesti Angoni që denoncoi Erion Veliajn, kallëzon edhe deputeten e PD Albana Vokshi! A do hetojë SPAK?

21 Shtator, 21:37| Përditesimi: 21 Shtator, 22:40

  • Share

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, është denoncuar në Prokurorinë e Posaçme në ditët e para të shtatorit, për korrupsion dhe pastrimin e parave të fituara nga kjo veprimtari e jashtëligjshme, nga anonimi “Nesti Angoni”, i cili është edhe denoncuesi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kështu thuhet në denoncimin e adresuar në Shqiptarja.com, të cilit i janë bashkangjitur dhe dokumentet e kallëzimit të depozituar në SPAK.

Në denoncimin e mbërritur në redaksinë tonë, thuhet se kallëzimi me objekt deputeten Vokshi, bashkëjetuesin e saj Arian Tartarin, si dhe motrën Mimoza Vokshi, përmban disa raste të dyshuara korrupsioni dhe gjithashtu skemën, e cila përdorej për të "pastruar" paratë e fituara nëpërmjet veprimtarive korruptive të kryera nga ligjvënësja demokrate dhe familjarët e saj.

Sipas asaj që thuhet në pretendimet e adresuara në redaksinë tonë, në këtë kallëzim denoncohen abuzime me koncesionet në sektorin e naftës, por edhe me disa privatizime të kryera në interes të të kallëzuarve, në kohën kur Drejtoreshë e Privatizimeve në Ministrinë e Ekonomisë ishte Mimoza Vokshi, motra e deputetes demokrate.

 

Foto nga kallëzimi i mbërritur në redaksinë e Shqiptarja.com për Vokshin nga Nesti Angoni

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?