VIP & Spektakël

Rikthehet 'Bad Boys for Life', ja lidhja me shqiptarët...(VIDEO)

28 Shtator 2019, 19:08| Përditesimi: 28 Shtator 2019, 19:21

  • Share

Fansat kanë 16 vite që presin filmin tjetër, pas “Bad Boys 2” (2003). 

Surpriza e këtij filmi do të jetë historia ku përfshihet një Shqiptar.

Siç përcaktohet në trailer, dy policët dalin sërish ne rrugë për një cështje të fundit.

Ata ribashkohen kur mercenari shqiptar u bën një ofertë të cilën nuk mund ta refuzojnë edhe pse janë në prag pensioni. 

Traileri përmban skena aksion dhe komedi. 

“Bad Boys for Life” është realizuar nga Adil El Arbi dhe Bilall Fallah, duke marrë përsipër serialin nga Michael Bay – nga një skenar  i Joe Carnahan dhe Chris Bremner.

 Kasti  gjithashtu përfshin Vanessa Hudgens, Alexander Ludëig,  Charles Melton, Paola Nunez, Kate Del Castillo, Nicky Jam, Joe Pantoliano dhe DJ Khaled.

Filmi vjen në kinema në datën 17 janar 2020

Përgatiti: Gabriel Ceno

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?