Trofeu i Champions League

Sport

Rikthehet Champions League, sot mësohen dy skuadrat e para gjysmëfinaliste! Barça dhe PSG një hap më pranë

15 Prill, 09:13| Përditesimi: 15 Prill, 14:51

  • Share

Elita e futbollit evropian, Champions League rikthehet këtë të martë (15 prill) me ndeshjet e kthimit për fazën çerekfinale. Duke nisur nga ora 21:00 Aston Villa pret PSG-në, ndërsa Dortmund luan kundër Barcelonës.

Në Birmingham, vendasit e Villas kanë një mision të vështirë për të rikuperuar humbjen 3-1 në sfidën e parë të Parisit. PSG është më pranë kalimit në gjysmëfinale, teksa Aston Villa që drejtohet nga një ekspert si Unai Emery nuk ka çfarë të humbasë dhe do kërkojë të bëjë surprizën.

Në "Iduna Park", Dortmundi e ka akoma më të vështirë kundër Barcelonës, pasi katalanasit kanë fituar 4-0 në ndeshjen e parë dhe janë me "një këmbë" në fazën e radhës.

Paçka rezultateve të para, futbolli ka treguar se është i paparashikueshëm dhe vëmendja do jetë në këto dy sfida.

Champions League, faza çerekfinale - Ndeshjet e kthimit:

E martë, 15 prill 2025 - 21:00

Aston Villa - PSG (1-3)

Dortmund - Barcelona (0-4)

E mërkurë, 16 prill 2025 - 21:00

Inter - Bayern Munich (2-1)

Real Madrid - Arsenal (0-3)

*Në kllapa () rezultatet e ndeshjeve të para

Rruga drejt finales

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?